• Tirane, ofrohet vend pune Asistent/e Finance

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Distributori farmaceutik Evita Shpk kerkon te punesoje Asistent/e Finance me specifikat si me poshte:


Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:
• Përgjegjës për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e të dhënave të shitjeve/klientëve/ evidentimin e llogarive të arkëtueshme, kryerjen e rakordimeve me klientët.
• Përgjegjës për të kryer raportim të rregullt për shitjet/klientët dhe llogaritë e arkëtueshme dhe çdo informacion i cili ka lidhje me këtë proces.
• Asiston Manaxherin e Financës në procesin e deklarimeve tatimore mujore.
• Përgatit raporte ditore, mujore, vjeçare lidhur me klientët dhe shitjet.
• Kontabilizon, rakordon llogaritë kontabël të bankës dhe cash-it.
• Merr pjesë dhe kontribuon në procesin e arkëtimeve nga klientët debitor.
• Siguron cilësinë dhe saktësinë e raportimit të brendshëm.
• Çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Manaxheri i Financës ne kuadrin e proceseve të punës.


Kriteret e nevojshme:

• Diplomë në degën Financë ose fusha të ngjashme.
• Minimumi 2 vjet eksperiencë në Financë.
• Njohje shumë të mirë të paketës Microsoft Office (veçanërisht Excel).
• Njohje shumë e mirë e gjuhës Angleze.
• Përbëjnë avantazh njohja e sistemit NAV+.
• Aftësi për të punuar në grup.


Adresa e punës është në Autostradën Tiranë-Durrës, transporti është i siguruar nga Kompania.


[FONT=&quot]Afati i fundit i aplikimeve: 15.01.2022[/FONT]
[FONT=&quot]
[/FONT]

Mund të aplikoni duke dërguar Cv tuaj në adresën e emailit: hr@evitaalbania.com


Do të kontaktohen vetëm kanditatët që do të përzgjidhen për fazën e parë!
 


Apply
Back
Top