• Tirane, ofrohet vend pune Arkitekt Zbatimi – Projektimi – Përpunim

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime, shitje & marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Arkitekt Zbatimi – Projektimi – Përpunim – Rivlerësim
Departamenti: Asete dhe Shërbime
Vendndodhja: Tiranë

Përshkrimi i pozicionit:
Njohja shumë e mirë e projektit dhe specifikimet e tij, përgatitja e skicave arkitekturore, përgatitja e paketave të tenderimit, programon proceset e punimeve arkitekturore, koordinon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore, mbikëqyr cilësinë e punimeve dhe afatet e punimeve arkitekturore dhe materialeve.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
  • Rivlerëson projektet e rezidentëve të Green Coast Resort duke u bazuar në rregulloren e administrimit si dhe në kushtet teknike;
  • Mban kontakte me rezidentët për ecurinë e punimeve;
  • Ndjek hapjen e zyrave të reja ose të çdo lloj njësie biznesi që Balfin Real Estate and Hospitality kërkon të zhvillojë;
  • Krijon dhe ndjek grafikë punimesh;
  • Krijon dhe ndjek preventiv/ buxhetim dhe situacionet përkatëse;
  • Përgatit paketa për prokurimet dhe ndjek me ta procesin për realizimin e blerjes së materialeve/aseteve të ndryshme;
  • Kryen vizita në site sipas kërkesave;
  • Ndjek handoverin dhe projektet e qiramarrësve në Lungomare, por dhe në çdo zonë tjetër komerciale që kompania menaxhon;
  • Përpilon udhëzimet për çdo objekt të dhënë me qira;
  • Projekton, planifikon dhe mbikëqyr zbatimin e mobilimit të njësive renting me të gjitha palët e përfshira.
  • Harton strukturat, vizatimet, planet në përputhje me kërkesat e klientëve dhe me ligjet/ rregulloret në fuqi;
  • Bashkëpunon me stafin e inxhinierëve, planifikuesit urbanë, kontraktorët, mirëmbajtjen, etj;
  • Diskuton me klientin qëllimin e ndërtimit dhe llojin e ndërtimit të kërkuar, inspekton kantierin e ndërtimit;
  • Arkitekti mund të rishikojë planet për t’iu përshtatur kërkesave të klientit;
  • Pas miratimit nga klienti i planeve paraprake, arkitekti përgatit plane më të detajuara, të cilat tregojnë saktësisht se si do të ndërtohet struktura, duke përfshirë informacione teknike, ose specifikime, të materialeve të përdorura dhe metodat e instalimit;
  • Mbikëqyr dhe suporton financën për mbylljen e vlerës së investimit në çdo proces që lidhet me arkitekturën/ blerje asetesh;
  • Mbikëqyr cilësinë e punimeve, afatet e punimeve arkitekturore dhe materialeve;
  • Përpunon vizatime të planimetrive, pamje të prerjeve, volumeve dhe detajeve të objekteve në përputhje me kërkesat e detyrës së projektimit dhe udhëzimeve të drejtuesve të projekteve;
  • Krijon sipas udhëzimeve të drejtuesit të projektit skica paraprake, duke përdorur software të përshtatshme projektimi (CAD, SketchUp, Revit, etj), të cilat sugjerojnë formën dhe pamjen e përgjithshme të ndërtesës;
  • Shkëmben informacion të nevojshëm dhe koordinon me drejtuesit e departamentit dhe strukturat paralele, por dhe me tej për projekte të ndryshme që lidhen me fushën e operimit të shoqërisë;
  • Përgatit në kohë skicime/vizatime sipas kërkesave të mirëmbajtes dhe strukturave të kompanisë;
  • Përgatit skicat arkitekturore për t’i përfshirë në paketat e tenderimit, sipas natyrës së tij;
  • Njihet me zbatimin, projektin në terren, strukturën e kompanisë në tërësi, dhe të projekteve në zhvillim të kompanisë;
  • Lexon projektet e të gjitha disiplinave, raportet dhe specifikimet teknike, për objektet në zhvillim;
  • Merr pjesë në takime me klientët për të marrë ndryshimet që kanë klientët për hapësirat e brendshme të vilës ose apartamentit;
  • Pas miratimit nga klienti të planeve paraprake, arkitekti përgatit plane më të detajuara, të koordinuara me sistemet elektro-mekanike, të cilat tregojnë saktësisht se si do të ndërtohet struktura, duke përfshirë informacione teknike ose specifikime të materialeve të përdorura dhe metodat e instalimit;
Eksperiencat e punës:
  • Të paktën 5 vite eksperiencë si në fushën e projektimit dhe të zbatimit.
Aftësi të tjera:
  • Diplomë në Arkitekturë;
  • Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve;
  • Aftësi kritike mbi detajet e rifiniturës e shprehur në anën funksionale dhe estetike;
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
  • Aftësi për të punuar në skuadër;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;
  • Njohje shumë e mirë e legjislacionit për urbanistikën;
  • Përdorimi i paketës 2D dhe 3D, Auto Cad, me përparësi do të ishin edhe programet e avancuara si Revit etj.
Kushtet e punës:
Balfin Real Estate and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link

Afati i dorëzimit
: 20/06/2023
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top