• Tirane, ofrohet vend pune Arkitekt Senior_Njohes i Gjuhës Greke

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice.
Në kuadër të zhvillimit të saj kompania kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në pozicionin "Arkitekt Senior " .

Përshkrimi i Pozicionit:
Arkitekti është i përfshirë në të gjitha fazat e zhvillimit të projektit, që në projekt-ide e deri në projekt-zbatim. Ky rol përfshihet në analizimin e kërkesave të klientit, të rregulloreve dhe zhvillimin e dizajnit.




Detyrat


  • Projekton, planifikon afatet e dorëzimit të projektit arkitekturës dhe mbikqyr gjatë fazës së zbatimit të ndërtimit.
  • Te njohë shumë mirë ligjet-rregulloret në fuqi ,si per sa I përket projekt - zbatimit ashtu dhe në përgatitjen e dokumentacioni Teknik.
  • Të ketë njohuri shumë të mira mbi normativat e projektimit për kategori të ndryshme si: banim, komplekse të ndryshme me objekte rezidenciale dhe hoteleri, shëndetësi, arsim, industri.
  • Diskuton me klientin qëllimin e ndërtimit dhe llojin e ndërtimit të kërkuar, inspekton kantierin e ndërtimit.
  • Siguron se çdo koncept, skicë arkitekturore është kuptuar drejtë nga klientët e interesuar.
  • Rishikon skicat duke marrë në konsideratë kërkesat e klientëve por gjithnjë në përputhje me planin e përgjithshëm teknik të ndërtimit.
  • Përgatit plane të detajuara, të cilat tregojnë saktësisht se si do të ndërtohet struktura, duke perfshirë informacione teknike, ose specifikime, të materialeve të përdorura dhe metodat e instalimit.
  • Viziton shpesh kantierin për të parë nëse planet janë duke u ndjekur siç duhet dhe miraton materialet që duhen përdorur.
  • Mbikëqyr dhe rishikon punën e projektuesve arkitektonike dhe mekanike dhe personelit të tjere të përfshire në projekt.
  • Administron projekte të ndryshme dhe ndërton plane pune dhe kujdeset për mbarëvajtjen e projekteve në të gjitha fazat e projektimit, nga projekt ide-ja deri në projekt zbatim.
  • Bashkëpunon me stafin e inxhinierëve, planifikuesit urbane, kontraktorët, dhe arkitektë të tjerë duke ndërtuar marrëdhënie të mira bashkëpunimin më të gjitha palët e përfshira në projekt.


Kualifikimet


  • Të zotërojë shumë mirë gjuhën greke.
  • Diplomë Universitare në Arkitekturë ose studime të tjera të lidhura me pozicionin.
  • Minimumi 5 vite përvojë relevante pune.
  • Aftësi të larta krijuese dhe inovatore.
  • Ndjenjë artistike të lartë dhe vëmëndje ndaj detajeve.
  • Të menduarit krijues dhe i orientuar drejt punës në grup.
  • Aftësi për të analizuar proceset e punës dhe procedurat dhe për të identifikuar mundësi përmirësimi.
  • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe të ndërtimit të marrëdhënieve me kolegët.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese verbale dhe jo verbale.
  • Njohuri shumë të mira të përdorimit të programeve bazë kompjuterike të paketës MS Office.
  • Njohuri të shkëlqyera të programeve kompjuterike profesionale si Autocad etj.
  • Aftësi të larta profesionale në modelim 2 -3 dimensional.


Shënime


Mënyra e Aplikimit:

Dërgoni cv-në tuaj në adresën zyrtare të emailit duke specifikuar pozicionin per te cilin aplikoni.
Dërgoni një portofol punimesh me prezantimin e projekteve tuaja.
Dërgoni një letër motivimi.

Email: hr@agikons.com
Kontakt: 068 40 52 085


“AGIKONS” Sh.p.k
Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tiranë, Albania.
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Tel: +355 (0) 068 40 52 085
E-mail: hr@agikons.com
www.agikons.com




Cel. : 068 40 52 085
 


Apply WhatsApp
Back
Top