• Tirane, ofrohet vend pune Arkitekt (M/F) Interior Design

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Gjuha
Kompania ‘‘Cemex Albania’’ shpk, me qender ne Tirane, dhe me nje eksperience 15 vjecare ne fushen e ndertimit, po hap studion e saj te projektimit, interior/eksterior design, arredimit industrial, ndjekie punimesh etj.
Ne kuader te ketij zgjerimi ‘‘Cemex Albania’’ shpk eshte ne kerkim te nje stafi rinor, energjik dhe ambicioz për pozicionet e meposhtme:
  1. Arkitekt (M/F) Interior Design (per ne terren)
Kualifikimet/Kërkesat

-Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Arkitekturë.
- Të jetë i/e shkathët, ta doje punen ne terren.
- Të ketë eksperiencë 2 vite në interior design dhe projektim.
-Të njohë programet SketchUp, AutoCAD, Adobe Photoshop dhe 3ds Max (programe te tjera profesionale jane avantazh).
- Të ketë aftësi të mira konceptuale dhe teknike.
- Të ketë aftësi për të propozuar dhe detajuar zgjidhje arkitektonike.
-Të ketë njohuri të gjuhës italiane dhe angleze.
-Të ketë aftësi komunikese me klientët.
-Të jetë i fokusuar drejt zgjidhjes së problemeve, efektiv dhe të punojë në grup.
  1. Arkitekt (M/F) Interior Design (per ne zyre)
Kualifikimet/Kërkesat

-Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Arkitekturë, ose te jete student drejt perfundimit.
- Të jetë kreativ dhe produktiv.
-Të njohë shume mire programet SketchUp, AutoCAD 2D/3D, Adobe Photoshop dhe 3ds Max (programe te tjera profesionale jane avantazh).
- Të ketë aftësi të mira konceptuale dhe teknike.
- Të ketë aftësi për të propozuar dhe detajuar zgjidhje arkitektonike.
-Të ketë njohuri të gjuhës italiane dhe angleze.
-Të ketë aftësi komunikese me klientët dhe koleget.
-Të jetë i fokusuar drejt zgjidhjes së problemeve, efektiv dhe të punojë në grup.

Te gjithe te interesuarit mund te aplikojne ne kete menyre:
-specifikoni pozicionin per te cilin aplikoni (terren ose zyre)
-dergoni CV me foto
-bashkengjisni nje Portfolio (5 punet me te mira) duke ndare projektet e shkolles nga ato te punes;

ne adresen info@cemexalbania.com
Ju garantojme ambjent pune bashkekohor dhe komod si edhe page teper konkurruese!
Kandidatet qe do te perzgjidhen do te njoftohen per interviste!
Ju mirepresim!

Cemex Albania shpk
Rr."Islam Alla", Pallati Unicon, Nr. 11, Tirane
info@cemexalbania.com
www.cemexalbania.com
 


Apply
Back
Top