• Tirane, ofrohet vend pune Arkëtar/e

Tiranë, ofrohet vend pune Arkëtar/e

Në kuadër të procesit të plotësimit të personelit Spitali Salus kërkon Arkëtar/e me karakteristikat si më poshtë:
  • Të jetë diplomuar në Financë/Kontabilitet/Ekonomiks/Administrim Biznes ose fusha të ngjashme.
  • Të ketë minimumi 1 vit eksperiencë në pozicionin e arkëtarit/es përben avantazh.
  • Të punojë në grup dhe të jetë i/e gatshëm për të punuar në një mjedis dinamik.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve të Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe Word.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Detyrat:
  • Përgjegjës për të gjitha faturimet dhe transaksionet që lidhen me departamentet.
  • Mbledh informacionin mbi debitorët nga Departamenti i Shitjes dhe merr masa për të mbledhur shumat.
  • Përgatit dhe bën rakordimin e rregullt të bilancit të parasë në fund të çdo dite dhe siguron që shifra e saktë të raportohet në pasqyrën përkatëse.
  • Përgjegjës për çdo transaksion të kryer gjatë ditës dhe të regjistruar në përputhje me rregulloret tatimore dhe rregullat administrative.
  • Siguron cilësinë dhe rëndësinë e raportimin të brendshëm. Ndjek të gjitha politikat dhe procedurat në vend.
Procedura e aplikimit:

Kandidatët aplikues, deri në datën 29.02.2024, duhet të nisin në adresën elektronike info@salus.al dokumentacionin e mëposhtëm:

Një CV të përditësuar, në gjuhën shqipe.

Vetëm personat që plotësojnë kriteret e vendosura më sipër do të kontaktohen.
Të dhënat e aplikantëve mblidhen, përpunohen dhe trajtohen në mënyrë konfidenciale në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar.

Suksese!
 


Apply
Back
Top