• Tirane, ofrohet vend pune Analiste e te dhenave

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Data Entry
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
CCBS_CocaCola_cover.jpg


Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore
me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

Analiste e te dhenave

Analist i të dhënave ka si qëllim të monitorojë dhe të kontrollojë fotot e frigoriferëve që janë hedhur në sistem dhe të bëjë një vlerësim të veçantë sipas udhëzimeve me qëllim për të arritur objektivat e Kompanisë në përputhje me udhëzimet dhe politikat e saj. Gjithashtu proçesimin e të dhënave në lidhje me përformancën.

Roli dhe përgjegjësitë:

  • Kontrollon fotot nga sistemi dhe analizon zbatimin e standarteve.
  • Raporton mbi pajtueshmëri me standartet kundrejt implementimit të pikturës së suksesit.
  • Siguron që të gjithë Agjentët e Shitjes janë kontrolluar brenda një periudhe të caktuar siç është rënë dakord.
  • Ruan me kujdes të gjitha të dhënat që punon.
  • Ndërton raporte me baze ditore javore dhe mujore.
  • Dorëzon raportet në kohë.
  • Mban një qëndrim që është në përputhje me kërkesat e “Kodit te Sjelljes” për të gjitha situatat, në mënyrë te tillë që të projektohet një imazh sa më i mirë i CCBS, punonjësve dhe praktikave të kompanisë. Bën me dije eprorin përkatës për çdo situatatë që nuk është në përputhje me Kodin e Sjelljes.
Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Të ketë diplomë universitare (përbën avantazh diploma Informatikë Biznesi).
  • Të ketë njohuri të larta kompjuterike (MS office package).
  • Të jetë kompetent në Excel
  • Të ketë aftësi analitike dhe raportuese.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Të jetë diskret dhe profesional.
  • Të jetë i mirë organizuar dhe eficent.
  • Eksperienca të më përparshme përbëjnë avantazh.
Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkesë për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës
dhe një kopje të CV në adresen e-mail: hr@cocacola.al brenda datës 30 Nentor 2023.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
Të nderuar aplikantë: Nëse na drejtoheni përmes e-mail për të derguar CV-në tuaj me qëllim aplikimin për pozicione të reja pune pranë CCBS, jeni të lutur të shtoni në CV-në ose e-mailin tuaj deklaratën e mëposhtme:

“Jap pëlqimin dhe autorizoj CCBS të përpunojë të dhënat e mia personale të pranishme në CV në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar, me qëllim rekrutimi”.

Ju bëjmë me dije se në mungesë të këtij autorizimi, aplikimi Juaj nuk do të merret në konsideratë, por do të skualifikohet dhe fshihet menjëherë.

Nëse keni pyetje në lidhje me këtë Autorizimin ose dëshironi informata shtesë në lidhje me mënyrën e mbrojtjes së të dhënave tuaja personale, mund të kontaktoni personin përgjegjës pranë CCBS në numrin e telefonit 0682019291.

CCBS informon kandidatët se të dhënat personale të mbledhura përmes portalit online njoftime.com, për pozicione të lira pune, se të dhënat e tyre personale të pranishme në CV, do të trajtohen në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar”;

CCBS do të ruajë në mënyrë konfidenciale dhe nuk do të tranferojë CV-të e kandidatëve që aplikojnë për pozicione të lira tek ndonjë palë e tretë ose të përdorë për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të rekrutimit. Në rast se kandidatët nuk do të përzgjidhen për intervistë, CV-të e dërguara prej tyre do të fshihen dhe shkatërrohen sipas ligjit në fuqi, maksimumi 5 ditë pune nga data e mbylljes së njoftimit, duke mos lejuar humbjen, ndryshimin, përhapjen e pa-autorizuar ose ndërhyrjen te të dhënat personale të transmetuara, ruajtura apo përpunuara. CCBS do të përpunojë të dhënat personale vetëm në masën dhe mënyrën e nevojshme që përcaktojnë kërkesat e punës, ose në përputhje me kërkesat e parashikuara nga legjislacioni Shqiptar.

CCBS mbron të dhënat tuaja personale me teknologji më bashkëkohore të IT-së dhe me sisteme të mbrojtjes fizike. Në përputhje me kuadrin ligjor ne fuqi, Kandidati gëzon të drejtën që në çdo moment, nëpërmjet një kërkese pranë CCBS në adresën hr@cocacola.al, Ju keni të drejtë që të aksesoni këto të dhena si dhe të kërkoni fshirjen apo korrigjimin e tyre. Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit, i cili është bazuar në pëlqimin e dhënë me dërdimin e CV-së pranë CCBS përpara tërheqjes së tij.
 


Apply WhatsApp
Back
Top