• Tirane, ofrohet vend pune Analist i Riskut te Kredive

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
About the job

Kush jemi ne?

ProCredit Bank është një bankë tregtare e orientuar drejt zhvillimit dhe e fokusuar në ofrimin e zgjidhjeve digjitale per klientët tanë. Punojmë për të ofruar shërbim cilësor për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, sepse jemi të bindur që këto biznese krijojnë numrin më të madh të vendeve të punës dhe u japin një kontribut thelbësor ekonomive në të cilat operojnë. Ne promovojmë kulturën e kursimit dhe përgjegjësinë financiare, duke ofruar shërbime të thjeshta depozituese për klientët tanë, shërbime online dhe duke investuar burime të konsiderueshme në edukimin financiar, si për klientë biznesi ashtu edhe individë privatë.


Kë po kërkojmë?

Ne po kërkojmë një Analist të Riskut të Kredive për Bizneset e Mesme.

Përgjegjësitë:


  • Analiza e aplikimeve për klientet e mesëm dhe dhënia e opinionit në lidhje me financimin e tyre nëpërmjet:

  1. Vlerësimit të të dhënave mbi aftësinë kreditore të klientëve të mesëm duke siguruar besueshmërinë e tyre.
  2. Vlerësimit të raporteve/ deklaratave apo informacioneve të tjera për risqet që lindin nga veprimtaria e biznesit të klientit, tregut të operimit, menaxhimit, etj.
  3. Analizës së pasqyrave financiare të klientit dhe raportet financiare, historike, dhe projektimi nga perspektiva e rrezikut të kredisë.

  • Paraqet aplikimin pranë komitetit përkatës të kredisë dhe siguron disponueshmërinë e të gjithë dokumentacionit të aprovimit/ disbursimit në kohën e duhur.
  • Monitoron në kohën e përcaktuar në procedura, strategji dhe vendime të komiteteve të kredisë klientët në portofolin e tij/ saj.
  • Siguron zbatimin e kërkesave të politikës ekzistuese të riskut te kredisë, standardeve dhe procedurave në fuqi, si dhe sjell propozime tek Drejtori i Njësisë/ Departamentit lidhur me përmirësimin e tyre.

Kualifikimet e nevojshme:


  • Eksperiencë pune të mëparshme si Analist i Riskut të Kredive, e preferueshme mbi 2 vite.
  • Njohuri dhe aftësi në të kuptuarit e parimeve dhe praktikave të pozicionit.
  • Aftësi në analizimin dhe përgatitjen e pasqyrave financiare.
  • Aftësi për mbledhje të dhënash, përpunim informacioni dhe përgatitje raportesh.
  • Diplomë universitare (bachelor ose master).
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative.
  • Proaktiv, fleksibël, i hapur ndaj ndryshimeve.

Apliko duke dërguar CV-në tënde deri në dt. 15 Qershor, në: burime.njerezore@procredit-group.com me subjekt "Analist i Riskut të Kredisë".
 


Apply
Back
Top