• Tirane, ofrohet vend pune Agjent shitje per brandin ama® capsule në Tiranë

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Eksperienca
vetem me eksperience
Pozicion i lire: Agjent shitje per brandin ama® capsule në Tiranë

Agjenti i shitjeve eshte pergjegjes per arritjen e targeteve te vendosur nga shoqeria per zonen qe mbulon. Menaxhon gjithe klientet e zones per te permbushur objektivat e vendosura nga kompania dhe eshte pergjegjes per performancen e zones dhe gjetjen e klienteve te rinj, bazes materiale dhe aseteve.

Detyrat kryesore të pozicionit:
  1. Regjistrimi i klientëve në databazën e kompanisë. Vizitat tek klientët e zonës sipas një route të mirëpërcaktuar
  2. Takime të paracaktuara me pronarët/menaxherët e klientëve të rinj apo ekzistues për diskutim problematikash të veçanta
  3. Komunikimi i produkteve, çmimeve, kushteve të pagesës. Prezantimi i produkteve të reja apo produkteve me ofertë
  4. Arritja e një plani shitjesh. Koordinimi mes klientit, zyrës së billing dhe stafit të shpërndarjes me udhëzime për pagesat, dhe kohën e lëvrimit të porosisë
  5. Regjistrimi në CRM i vizitës, porosive dhe detajeve të tyre
  6. Përçon tek supervizori nevojat e klientit dhe oportuniteve në treg
  7. Raporton mbi trendin e shitjeve tek supervizori, raporton mbi situatën e konkurrencës në përgjithësi, rakordon me klientin për anën financiare dhe mbledhjen e detyrimeve
Profili dhe Kualifikime:
  1. Arsim i larte i domosdoshem.
  2. Leje për drejtim automjeti të kategorisë B
  3. Përvojë të mëparshme në shitje
  4. Njohje e sistemeve të informacionit. Duhet të njohë perdorimin e Internet dhe e-mail.

Aftësi të nevojshme:
  1. Të njohë rëndësinë e procedurave dhe standarteve në fushën e aktivitetit
  2. Të ketë experience në planifikim strategjik dhe në zbatim
  3. Të ketë njohuri në menaxhimin e marrëveshjeve, negocimeve dhe ndryshimeve
  4. Të ketë aftësi të mira bashkëpunuese, menaxhuese dhe komunikuese
  5. Të jetë i orientuar drejt rezultatit dhe të përpiqet vazhdimisht për të bërë një punë shumë të mire
  6. Të përpiqet maksimalisht për të plotësuar detyrat e kërkuara në afat
  7. Të jetë i motivuar pozitivisht nga arritja e objektivave që i caktohen
  8. Të ketë besim, motivim, vendosmëri dhe aftësi për të punuar mire vetëm dhe në grup si pjesë e një ekipi

Dërgoni CV tuaj në info@amacaffe.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top