• Tirane, ofrohet vend pune Agjent Shitje Pajisje Mjeksore

Kompania MSE, Medical Service Engineering, eshte krijuar ne vitin 2018, me fokus shitjen dhe mirembajtjen e pajisjeve mjekesore.
Ne kuader te zgjerimit te struktures se saj, kompania po kerkon staf ne pozicionin:

Agjent Shitjesh për Pajisjet Mjekësore

Përshkrimi dhe Detyrat:

 Mirëmban marrëdhëniet dhe monitoron klientelën aktuale dhe klientelën target për zonën që i është përcaktuar;
 Planifikon dhe zbaton aktivitetin e shitjes në zonë (me kontakte dhe vizita direkte) duke u përputhur me targetin e kompanisë së përcaktuar mbi shitjet, volumin, tipet e produkteve dhe afatet e parashikuara;
 Ndërton marrëdhënie afatgjata e të qëndrueshme me pikat kyce të kontaktit sic janë mjekët dhe specialistët duke promovuar produktet e portofolit;
 Promovon dhe prezanton në mënyrë dinjitoze produktet e kompanisë, sipas rasteve tek klientët e zonës se tij;
 Përshpejton zgjidhjen e ankesave/probleme duke rritur nivelin e shërbimit dhe kënaqësisë së klientit;
 Përmirëson shërbimin e tij dhe performancën e kompanisë nëpërmjet feedback-ut të marrë nga klientët;
 Zhvillon ide dhe propozon oferta për produktet e Kompanisë;
 U përgjigjet klientëve dhe ndjek në vazhdimësi kërkesat për shitje me anë të vizitave ballë për ballë apo nëpërmjet postës elektronike;
 Monitoron në mënyrë të vazhdueshme klientelën dhe informon përkatësisht drejtuesin e departamentit për situata specifike;
 Mirëmban klientelën aktuale dhe zhvillon portofolin me klientë të rinj në bazë të objektivave të kompanisë;
 Mirëmban dhe raporton mbi mirëfunksionimin e pajisjeve që kanë ndikim direkt në shitje;
 Bashkëpunon dhe koordinon punën me sektorin e marketingut dhe me operatoret e shitjes nëpërmjet telefonit;
 Arritja e objektivave të shitjes dhe objektiva të tjerë mujore;
 Merr pjesë në trajnime dhe angazhohet në përmirsimin e aftësive dhe njohurive profesionale;
 Përfaqësimi i kompanisë, brand-it në evente të rëndësishme si konferenca dhe seminare;
 Kontribuon në ndërtimin/hartimin dhe zbatimin e strategjive të reja të shitjes;
 Mbajtja e një database kontaktesh të detajuara, ku duhet të përfshihen edhe të dhënat për raportime mujore;
 Të jetë i informuar mbi zhvillimet më të fundit në lidhje me kompaninë dhe produktet;

Kriteret e Pozicionit:

 Të ketë arsimin e lartë, preferohet në profilin: Mjekësi, Inxhinieri Biomedikale etj;
 Eksperienca të mëparshme pune si agjent shitje të paktën 2 vjet;
 Të jetë i motivuar dhe me objektiva të qarta shitje;
 Aftësi të shkëlqyera në shitje, komunikim dhe negocim;
 Aftësi organizuese, dhënie prioritesh dhe menaxhim kohe;
 Të jetë natyrë aktive, kurioze dhe i motivuar për të mësuar;
 Aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërveprimi me njerëzit;
 Të jetë i update-uar në kohë reale rreth konkurrentëve;
 Njohuri te mira kompjuterike
 Njohuri shume te mira te gjuhes angleze
 Të zoterojë patentat e klasit B dhe / ose C;

Orari i Punes: 08: 00 - 16:30.
MSE sh.p.k ju fton te beheni pjese e stafit duke kontaktuar ne nr: 0684018636 per me shume informacione.

Mund te aplikoni per kete pozicion duke derguar Cv tuaj ne adresen e emailit: fpetritaj@mse.al brenda dates 31.08.2023
Kandidaturat e perzgjedhura do te kontaktohen per te zhvilluar fazen e intervistes
Ju njoftojme se te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjit Nr9887 percaktuar nga Kuvendi i Shqiperise per “Mbrojtjen e te Dhenave Personale”

Cel. : 0684018636


Cel. : 0684018636
 


Apply WhatsApp
Back
Top