• Tirane, ofrohet vend pune Agjent rezervimi Incoming

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent udhetimi/Turistik
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Our Reservations team is growing. Let's grow together.
Grow with us...
Albtours D DMC është Departamenti Incoming brenda VAS GROUP. I themeluar në vitin 1994, ende mban emrin origjinal të kompanisë
Albtours D DMC operon në të 11 vendet e Ballkanit duke ofruar shërbime nga A në Z, përfshirë “meet & greet”, transferta në aeroport,
autobus në dispozicion, guida eskortë, hotele, restorante, muze, atraksione të veçanta, degustim vere etj.
Të gjitha shërbimet e ofruara janë me kontrata direkte me furnitorët. Krahas turneve të Garantuara,
modeli i biznesit të kompanisë po funksionon kryesisht “ME KËRKESË”
dhe ofron produkte të kërkuara në mënyrë specifike, duke ofruar të gjitha llojet e programeve tematike.


Agjent rezervimi Incoming
  • Detyrat e Agjentit të Rezervimit përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në:
    • Pranimi, bërja, dhe ndjekja me përpikmëri e rezervimeve nëpërmjet telefonit, emailit apo platformave të tjera të komunikimit
      për (hotele, guidë, mjet transporti, restorant, muze, atraksione turistike, aktivitete, takime, etc) sipas programit të përcaktuar dhe deleguar.
    • Paraqitja e saktë e këtyre të dhënave në sistemin operativ që përdor kompania në kohë reale dhe efektive.
    • Punimi në advancë në mënyrë që të sigurohet rezervimi i furnitorëve me cilësi, duke bashkërenduar kërkesën e klientit, me propozimin e kompanisë dhe me buxhetin e parashikuar.
    • Respektimi rigoroz i deadline në përgjigje (ndaj klientit dhe furnitorit) sipas organikës së brendshme të kompanisë.
    • Përgjigje e çdo emaili ditor brenda ditës dhe nëse nuk kalohet zgjidhja brenda ditës, të jepet arsyeja pse jo dhe të jepet deadline se kur kjo zgjidhje do jetë e mundur.
    • Këshillues dhe orientues ndaj klientit për çdo paqartësi që mund të ketë gjatë procesit të konfirmimit apo të rezervimit .
    • Update i vazhdueshëm dhe në kohë tek klientët për situatën e rezervimeve dhe përgjegjës për zgjidhjen e situatave problematike që mund të krijohen në rezervim.
    • Mbajtja e komunikimit profesional dhe dinamik me klientët dhe me furnitorët nëpermjet email, telefon apo çdo mënyrë tjetër komunikimi përgjatë orarit normal të punës si edhe në kushte emergjence jashtë saj.
    • Përgjegjës për ekzekutimin e saktë komercial të një oferte (dërgim proformë/invoice ndaj klientit) dhe përmbledhjen e pagesave të klientëve përpara check-in.
    • Përgjegjës për ekzekutimin e saktë të kontratave për secilin operim (me furnitorët) dhe ndjekja me departamentin e financës deri në likujdimin e saktë të tyre.
    • Pajisja e furnitorëve me informacionin e saktë si edhe me mjetet që kompania kërkon (në rastin e guidave/shoferëve)
      sa i përket brandimit (badge, tabelë pritje, dosje etc) dhe materialeve të tjera që duhen në operim (program, vouchers, lista emërore, kontrata etc).
    • Komunikimi me çdo furnitor për ekzekutimin e saktë të shërbimit për të cilin janë përzgjedhur sipas kontratës dhe qartësi maksimale mbi penalitetet që kompania parashikon në rast mospërmbushjeje të kësaj kontrate.
    • Ruajtja në çdo rast e interesit të klientit (të kompanisë) dhe të kompanisë (në vetvete) dhe ruajtja e konfidencialitetit përgjatë të gjithë procesit të punës,
      jo vetëm në ambjentet/personat jashtë kompanisë, por edhe brenda saj.
    • Respektimi i deadlines për mbylljet e grupeve në sistem dhe rakordimi me financën në kohë për mbylljen e praktikave me sukses.
    • Raportim ditor/ javor/ mujor mbi punën dhe problematikat tek Drejtuesi i Departamentit.
    • Maksimalizimi i përdorimit të inovacioneve, softeve operative, kanaleve të komunikimit që kompania vë në përdorim.
  • Kandidati ynë ideal duhet të përmbushë këto kritere:
    • Diploma universitare (me preferencë degët e shkencave ekzakte ose gjuhët e huaja).
    • Njohje dhe zotërim i mirë i gjuhës Angleze (kjo është me detyrim). Njohuritë në një gjuhë të dytë, kryesisht të gjuhës Gjermane dhe Spanjolle.
    • 1-2 vjet eksperiencë në turizëm, në pozicion të ngjashëm.
    • Aftësi të mira organizative dhe komunikimi.
    • Të ketë pasion për industrinë.
    • Të jetë costumer-oriented.
    • Të mund të punojë në mënyrë të pavarur dhe të jetë i/e aftë të marrë vendime të shpejta e të sakta në varësi të situatave që krijohen në rezervim.
    • Të jetë përdorues/e dhe mirëpritës/e i ndryshimeve teknologjike.
    • Të ketë etikë pune dhe të dijë të punojë si pjesë e një skuadre.
    • I/e hapur ndaj ndryshimeve dhe të adaptohet shpejt me ritmin dinamik të ndryshimeve në zyrë .
Ju lutem dërgoni me email dokumentet tuaja të aplikimit në adresën recruitment@vas.al duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikoni.
Afati i fundit për aplikim është data 20 Tetor 2023.
Vetëm kandidatët e kualifikuar do të kontaktohen
 


Apply
Back
Top