• Tirane, ofrohet vend pune “Agjent Shitje për Suvatë”

“Agjent Shitje për Suvatë”

Rreth Grupit Knauf

Knauf është një nga prodhuesit kryesorë në botë të materialeve termo-izoluese moderne, sistemeve të thata, suvave dhe aksesorëve, sistemeve termoizoluese, bojrave, pllakave për dysheme, sistemeve të dyshemesë, pajisjeve dhe veglave të ndërtimit. Me më shumë se 300 fabrika dhe zyra shitjesh në mbi 90 vende të botës, 41,500 punonjës dhe shitje prej 15.4 miliardë eurosh (në 2021), Grupi Knauf ofron shumë mundësi punësimi - në Evropë, SHBA, Amerikë Jugore, Azi, Afrikë dhe Australi.

Knauf Tirana, prezent në Shqipëri që prej vitit 1995, aktualisht po ofron mundësi karriere.

Cfarë do të bëjë agjenti i shitjes

  • Kujdeset për klientët ekzistues
  • Krijon klientë të rinj
  • Kujdeset per grupet e interesit
  • Ndjek objektet në fazën e projektimit dhe zbatimit dhe prezanton produktet dhe sistemet me qëllim kryerjen e shitjeve indirekte
  • Organizon dhe realizon seminare per grupet e interesit
Kandidati ideal:

  • Ka përvojë pune në shitje në fushën e ndërtimit
  • Njeh gjuhën angleze
  • Është i aftë të përdorë paketën MS Office (Word, Excel, PPT)
  • Leje drejtimi Kat.B
  • Ka aftësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe pune në grup
  • Ka mundësi të udhëtojë jashtë shtetit
Aplikimi
Nëse dëshironi të punoni në një kompani ndërkombëtare që ofron zhvillim të vazhdueshëm profesional dhe personal, ju ftojmë të aplikoni (CV dhe letër motivimi) duke klikuar në këtë link Agjent Shitje për Suvatë - Knauf Albania (teamtailor.com).
Kompania Knauf rezervon të drejtën për të kontaktuar vetëm kandidatët e përzgjedhur si të përshtatshëm.
Me paraqitjen e aplikimit tuaj do të merret si e mireqenë se ju jeni dakord që Knauf Tirana Shpk të mbledhë, procesojë dhe të mbajë të dhënat e juaja personale gjatë dhe pas procesit të rekrutimit. Të dhënat do të ruhen në bazën e të dhënave të Knauf Tirana Shpk për nevojat e rekrutimit në përputhje me dispozitat ligjore.
Ju mund ta tërhiqni miratimin tuaj në cdo kohë me anë të një kërkese me email tek: Besjana.Nela@knauf.com
 


Apply
Back
Top