• Tirane, ofrohet trajnim për Burime Njerëzore

Instituti i Trajnimit dhe Formimit Profesional "ARDEX-CONSULTING" njofton se do të zhvillojë trajnimin me temë:

"PUNËSIMI I STAFIT - INTERVISTA"

Data e Trajnimit: 3 & 5 Qershor 2019.
Punësimi i stafit kompetent dhe pozicionimi i tyre në organizatë është aktiviteti më i rëndësishëm i ciklit të manaxhimit të burimeve njerëzore, pasi ata konsiderohen si një faktor me ndikim të lartë në jetëgjatësinë dhe suksesin e organizatës.

Ky trajnim synon të aftësojë pjesëmarrësit me procesin e rekrutim- seleksionimit, ku përfshihen hartimi i njoftimit të punës, njohja me burimet dhe metodat për tërheqjen e kandidatëve potencial, shqyrtimi i aplikimeve, teknikat e përzgjedhjes, deri në procesin më të rëndësishëm, Intervistimin.
Ø TEMAT E TRAJNIMIT

Seanca I
1. Hartimi i njoftimit të punës;
2. Metodat dhe kanalet e rekrutimit;
3. Vlerësimi dhe përzgjedhja e CV;
4. Mbajtja dhe plotësimi i databazave të aplikimeve.
Seanca II
1. Kriteret për përzgjedhjen e stafit;
2. Metodat e seleksionimit;
3. Procesi i intervistimit (teknikat e intervistës, ngritja e panelit etj);
4. Hartimi dhe plotësimi i formularit të vlerësimit të intervistës dhe
databazës së të intervistuarve

Afati i mbylljes së aplikimit është data 31 Maj 2019.
Për informacion më të detajuar, ju mund të na kontaktoni në:
Adresën e email-it info@ardexconsulting.com
Numër cel: 0676053887
 


Contact WhatsApp
Back
Top