• Tirane, ofrohet mundesi punesimi ne pozicionin "Specialist për Zhvillimin Organizativ"

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
Magnum Opus Group (MOG) hap pozicionin e punës Specialist për Zhvillimin Organizativ, përmes kryerjes së Internship-it.
Qëllimi i këtij pozicioni pune është që përmes kërkimit dhe analizave të thelluara të çështjeve organizative të ofrojë mbështetje për grupin e ekspertëve për të dhënë zgjidhje optimale për projektet ku angazhohet kompania.

Proceset kryesore
të punës që ekzekutohen nga ky pozicion pune janë:
  • Kryen kërkime dhe analiza të detajuara rreth sistemeve organizative në kuadër të projekteve MOG, duke identifikuar nevojat për ndërhyrje dhe rregullim;
  • Merr pjesë në mbledhje, takime, diskutime, të cilat realizohen në kuadër të vlerësimit të nevojave dhe propozimit të zgjidhjeve, duke identifikuar dhe zbardhur çështjet kryesore të diskutimeve;
  • Angazhohet dhe jep kontribut gjatë procesit të projektimit të zgjidhjeve;
  • Nën orientimin dhe drejtimin e supervizorit, merr pjesë në hartimin/draftimin e dokumenteve, propozimeve, ofertave, planeve, projekteve, si dhe ndjek dhe i rishikon ato sipas komenteve, në gjuhën shqipe dhe angleze;
  • Për nevoja të punës, përkthen materiale nga shqip në anglisht dhe e anasjelltas;
  • Harton materialet prezantuese në kuadër të prezantimit tek klientwt të projekt- ideve, propozimeve, zgjidhjeve, etj.

ÇFARË PO KËRKOJMË?

Jemi në kërkim të individëve të cilët janë të orientuar drejt kërkimit dhe analizave. Kanë potencial, kuriozitet dhe duan në vazhdimisht që përmes punës së papërtuar të mësojnë dhe rriten profesionalisht.
Kërkojmë individë me vlera të larta etike, me qasje pozitive, të përgjegjshëm dhe që duan të punojnë në grup.

Kërkesat tona:


  • individë që kanë njohuri shumë të mira në fushën e funksionimit të sistemeve organizative (manaxhimit të bizneseve ose administrimit publik);
  • njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • aftësi në përdorimin e paketës Microsoft Office;
  • aftësi të mira analitike dhe organizative (planifikimi i punës);
  • aftësi të mira prezantuese dhe për të shkruar raporte, memo, etj.
Preferohet që kandidatët të kenë studiuar në fushën e ekonomisë dhe të kenë mbyllur ciklin e plotë (3+2) ose të jetë në përfundim të studimeve master.

SI MUND TË BËHENI PJESE E GRUPIT TONË?

Procesi i përzgjedhjes për punësim është përmes kryerjes së Internship-it. Për t’u bërë pjesë e procesit të përzgjedhjes për të kryer internship, të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojnë një CV dhe letër motivimi në adresën [COLOR=#0000cd]pune@mog.al[/COLOR] brenda datës 30 Shtator 2020.

KUSH ËSHTË “MOG” & PËRSE DUHET TA ZGJIDHNI?

Shoqëria Magnum Opus Group (MOG) është shoqëri tregtare me përgjegjësi të kufizuar (sh.p.k.) e themeluar në vitin 2011. Tashmë është një kompani e konsoliduar, me një eksperiencë shumë-dimensionale në tregun e shërbimeve dhe konsulencave, duke ofruar ngritje dhe zhvillim sistemesh organizative, manaxhim projektesh dhe programesh për institucione publike e private, vendase dhe të huaja.
Thelbi i objektit të veprimtarisë së MOG është të prodhojë një produkt cilësor, në dobi të klientëve. Perfeksioni dhe cilësia e lartë përbëjnë ADN-në e MOG, duke u bashkëshoqëruar me qasjen 360 gradë në shërbimet që ofron.
Për më shumë informacione lidhur me kompaninë tonë shikoni faqen tonë të webit www.mog.al
 


Apply
Back
Top