• Tirane, ofert Manaxher Marketing dhe Shitje

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Komuna Parisit | Kristal Center
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Veterinari
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania kërkon në tregun e Shqiperise Drejtor Biznesi, Shitje dhe Marketing ne Tregun e Veterinarise me të dhënat si më poshtë:

Përgjegjësitë e Drejtorit përfshijnë:

  • Hartimi dhe implementimi strategjive te marketingut, vendosja e objektivave per zhvillimin e produkteve dhe realizimin e shitjeve ne perputhje me strategjine e kompanise dhe optimizimin e marredhenieve me Konsumatoret ne territor.
  • Zhvillimi i qëllimeve dhe objektivave të menaxhimit të biznesit që kanë tendencë për rritje dhe prosperitet.
  • Kontrollimi i buxhetit dhe optimizimi i shpenzimeve.
  • Të sigurohet që punonjësit të jenë të motivuar dhe produktivë.
  • Qëllimi do të jetë sigurimi i përfitimit të aktiviteteve të kompanisë sonë për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm dhe suksesin afatgjatë
Përgjegjësite:

  • Pergjegjes per aderimin ne mesazhin promovues te markes, profilizimin dhe pozicionimin, si dhe per transferimin e informacionit te sakte te produktit ndermjet klienteve dhe kompanise.
  • Pergjegjes per veprime promovuese dhe aktivitete qe rrisin ndergjegjesimin per produktin, si dhe sherbimin e Klientit.
  • Te marre informacione per shitjet e produkteve te kompanise dhe te siguroje qe ato te mbahen ne magazine. Te perfshihet ne aktivitetet e aksesit te pacientit dhe pozicionin qendror te pacienteve sipas nevojes.
  • Te mbikqyre, suportoje dhe zhvilloje pjestaret e forces se shitjes.
  • Te pregatise raportimet dhe analizat mujore, te raportoje ato tek menaxheret perkates
  • Te propozoje veprime per te permiresuar nderveprimin/komunikimin me konsumatoret.
  • Te jape informacione te rendesishme dhe te detajuara per objektivat.
  • Sigurimi dhe ruajtja e informacionit te perditesuar konkurues (p.sh. taktikat dhe aktivitetet e tregut, mbledhja e informacionit te konkurrenteve, tregtia paralele).
  • Te marre pjese ne menyre aktive ne mbledhjet dhe ne trajnimet e ciklit (shkembimi i praktikave me te mira, performanca ne role te ndryshme, etj.).
  • Detajimi i informacionit te marketingut dhe atij shkencor tek profesionistet lokale te kujdesit shendetesor.
  • Marrja pjese ne ekspozita dhe konventa lokale.
  • Mbikëqyrë veprimet e përditshme.
  • Krijimi i politikave që promovojnë kulturën dhe vizionin e kompanisë
  • Vlerësimi dhe identifikimi për mundësi të reja për rritje në tregjet aktuale dhe të ardhshme.

  • Ruajtja e buxheteve dhe optimizimi i shpenzimeve.
  • Vendime për investime me cilësi të lartë për të çuar përpara biznesin dhe për të rritur fitimet.
  • Mbikëqyrë rekrutimin dhe trajnimin e punonjësve të rinj.
  • Vlerësimi dhe përmirësimi operacioneve dhe performancave financiare
  • Përgatitja e raporteve të rregullta për pronarët.
  • Perpilimi i pasqyrave financiare periodike dhe vjetore.
  • Ruajtja e marrëdhënieve me partnerët / shitësit / furnizuesit.
  • Të jap zgjidhje për çështje (p.sh. rënien e fitimit, konfliktet e punonjësve, humbjen e biznesit krahasuar me konkurrencën etj).
Kërkesat:

  • Përvoja e dëshmuar si Drejtues ne tregun e veterinarise
  • Përvojë në planifikim dhe buxhet.
  • Njohuritë e procesit të biznesit dhe funksionet (marketing I produkteve , financa, etj).
  • Aftësi të forta analitike.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe udhëheqëse.
  • Aftësi në vendimmarrjen dhe zgjidhjen e problemeve.
  • Njohuri të shkëlqyera të MS Office, bazave të të dhënave dhe sistemeve të informacionit.
  • Kuptim i mirë i metodave të hulumtimit dhe teknikave të analizës së të dhënave.
  • BSc/BA në Biznes/Menaxhim Biznesi ose fusha të tjera të ngjashme, MSc/MA do të jetë një plus.
  • Të paktën 3 vjet eksperiencë në një pozitë drejtuese.
  • Të zotërojë leje drejtimi të klasit “B”.
  • Të zotërojë shumë mirë gjuhën Angleze
Kandidatët duhet të dorëzojnë:

  • Një Curriculum Vitae
  • Diplomën
  • Referenca të mëparshme

Aplikimet duhet të dorëzohen jo më vonë se data 10.06.2023 dhe në adresen: hr@lifemedgroup.com
Sukese!
 


Apply
Back
Top