• Tirane, "Ne dhe Lenini" ne Kinema Millennium

Info e pergjithshme rreth filmit

Titulli: “Ne dhe Lenini”
Regjia: Saimir Kumbaro
Skenari: Ruzhdi Pulaha

Aktore: Lazer Filipi, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Robert Ndrenika, Mehdi Malkaj, Elvira Diamanti, Hajrie Rondo, etj

Gjinia: Komedi
Kohezgjatja: 83 min
Drejtor fotografie: Nino Celeste

n45586503089_8160.jpg


Sinopsi

Ngjarjet zhvillohen në një shtëpi të moshuarish, e cila quhet “Lulet e vjeshtës”. Aty, një grusht pleqsh shtyn ditët. Befas i kërcënon rreziku që të mbeten pa shtëpi. Strehës ku ata banojnë i del “pronari”, një biznesmen që ka vënë diktaturën për kryetar bashkie në qytet. Pleqtë i kundërvihen vendimit të Komisionit të Pronave për anulimin e tij. Ata zbulojnë se kandidati për kryetar bashkie i ka falsifikuar dokumentet e pronësisë dhe kërkon të përvetësojë një pronë që nuk i takon. Pleqtë kërkojnë ndihmën e Llazar Koritës, aktorit që dikur ka interpretuar Leninin në një dramë të njohur para shumë vitesh, por që ka mbetur në kujtesën e publikut. “Lenini” hidhet në mbrojtje të së drejtës, por përpjekjet e tij bien në vesh të shurdhët.



Disa fakte rreth filmit

“Ne dhe Lenini” eshte nje film komedi qe merr temen nga aktualiteti shqiptar. Zanafilla e skenarit nis nga drama “Streha e te harruarve” shkruar nga Ruzhdi Pulaha dhe vene ne skene ne Teatrin Kombetar nga aktoret me te njohur te skenes. Por nga teatri ne film, skenari ka ndryshuar shume, dhe tema e tij sociale eshte bere akoma me e mprehte. Per perpunimin e skenarit regjisori Saimir Kumbaro ka kerkuar edhe ndihmen e skenaristit amerikan Sean Clarck, por qe ne fakt nuk eshte perfshire si autor i skenarit.

Ne ndryshim nga teatri, regjisori u frymezua per te zevendesuar njerin prej personazheve te skenarit me aktorin Lenin, duke ia besuar rolin kryesor aktorit Lazer Filipi i cili realisht ka interpretuar rolin e Leninit, tek “Oret e Kremlinit” shume vite me pare. Para tij, regjisori kishte menduar qe t’ia jepte rolin kryesor aktorit Robert Ndrenika.

Pervec Leninit i cili vjen si nje simbol qe ve ne pah mesazhin kryesor te filmit, komedia “e zeze” ka edhe simbole e mesazhe te tjera.

Disa nga aktoret e perfshire ne film kane interpretuar edhe ne dramen “Streha e te harruarve”. Ndersa te tjeret jane nder aktoret me te mire te ekranit te madh

E gjithe loja dhe titulli i filmit percjellin mendimin e regjisorit kundrejt mentalitetit te kohes, besimit te nje-shi qe i jep rrugezgjidhje problemeve. Eshte pikerisht ky 1-sh qe nuk lejon shoqerine te ece perpara.

Ngjarjet e filmit zhvillohen ne nje shtepi te moshuarish dhe per realizimin e tij regjisori zgjodhi nje shtepi te moshuarish ne Kavaje. Ambjenti ne fakt eshte ndryshuar per te ardhur me ne pershtatje me filmin. Disa nga banoret e shtepise jane perfshire ne role figurantesh.

Xhirimet e filmit zgjaten pese jave dhe filluan ne maj te vitit 2006.

Nje nga titujt e filmit ishte "Mirëmëngjes Tavarish Lenin", por ne fund regjisori vendosi per titullin “Ne dhe Lenini”.

Me kete film regjisori Saimir Kumbaro i kthehet pas 12 vjetësh. Filmi i tij me i fundit ishte “Vdekja e kalit”,

“Ne dhe Lenini” eshte nje prodhim shqiptaro-franko- maqedon.

Me 26 janar filmi do te kete premieren e tij edhe ne Prishtine.

Info:
www.ida-millennium.com
www.kinemamillennium.blogspot.com
 
Back
Top