• Tirane, kurse Formimi profesional NJOFTIM! Filluan regjistrimet për kursin PRODHIM/PËRPUNIM D

Tirane
Njoftojmë se pranë DRFPP Nr.1, vazhdon trajnimi profesional FALAS për "PRODHIM/PËRPUNIM DETALESH DURALUMINI DHE ÇELIKU"


Kursanti, pas përfundimit të kursit pajiset me njohuritë e domozdoshme teorike dhe shprehitë e domozdoshme praktike në industrinë e nxjerrjes dhe përpunimit të metaleve: Dogues ose përgatitës i lëndëve të para për riciklimin (përgatitja për proçesin e shkrirjes së mbetjeve të ndryshme metalike.


Profesionet

Shkrirës metali: Kontrollon proçesin e shkrirjes së mbetjeve metalore në furrën e shkrirjes.


Derdhës metali: Kryen dhe kontrollon proçesin teknologjik të derdhjes së masës së lëngët në të gjitha paramentrat e saj.


Fonditori: Kryen të gjitha proçeset në repartin e fonderisë, ku prodhohen detale të ndryshme nga proçesi i shkrirjes dhe derdhjes së masës prej çeliku, gize, alumini, bronxi etj.


Punues vetratash duralumini: Puna në vetratat e duraluminit, montimin e dritareve dhe dyerve, të parmakëve dhe aksesorëve të ndryshëm të duraluminit.


- Mundësitë e punësimit pas përfundimit të kursit:

DRFPP Nr. 1 ndërmjetëson dhe bashkëpunon intensivisht me një sërë organizatash dhe kompanishë me qëllim punësimin e kursantëve të çertifikuar me sukses në këtë institucion.


Në hapësirën Tiranë-Durrës operojnë së paku 25 kompani të huaja dhe shqiptare, brenda të gjitha standardeve të Bashkimit Europian, si në aspektin teknologjik, ashtu edhe atë mjedisorë.


Në Elbasan (ish-Komb. Metalurgjik) vazhdon aktivitetin kompania e njohur ndërkomëtare "Kurum International", e cila merret me riciklimin e mbetjeve të çelikut dhe gizës dhe me përpunimin e tyre deri në produktin përfundimtarë, si hekur ndërtimi, elemente çeliku për rikonstruksione etj.


Kursantët e çertifikuar suksesshëm mund të punësohen edhe në repartet e punimit të vetratave të duraluminit; në bizneset që merren me manipulimin, përpunimin dhe transportin e mbetjeve metalike.


Duke qenë se proçesi i përpunimit të metaleve është i njëjtë dhe zhvillohet konform standardeve të Bashkimit Europian, kursantët e çertifikuar suksesshëm mund të punësohen në të gjithë hapësirën e BE-së dhe më gjerë.


Pas përfundimit me sukses të kursit, kursantët pajisen me Çertifikatë të njohur nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Adresa: Rruga "Asim Vokshi"
(pranë shkollës "Harry Fultz")
Tel: 04 222 84 27
Cel: 069 6031119
Email: drfpp1@gmail.com www.drfpp1.wordpress.com
 


Contact WhatsApp
Back
Top