• Tirane, kerkoj

Ofrues Shërbimi për paisje dhe materiale për punime mermeri
Diakonia Agapes është zyra sociale, zhvilluese dhe e emergjencës e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, e themeluar në vitin 1992.
Në kuadër të projektit RE-IN-VEST II dhe mbështetjes financiare për start upe, Diakonia Agapes kërkon ofrues shërbimi (kompani apo persona fizikë) të cilët ofrojnë paisje dhe materiale për punime mermeri (prerje, përpunim dhe paisje për montime).
Blerja e paisjeve dhe materialeve do të bëjë të mundur mbështetjen e një punishteje mermeri.

Diakonia Agapes do të njoftojë për marrjen e shërbimit 3 (tre) ditë para zhvillimit të aktivitetit. Shërbimi kërkohet të ofrohet gjatë periudhës 24 Prill – 5 Maj, 2023.
Kompanitë apo individët e interesuar duhet të dërgojnë Ofertën Financiare dhe dokumentacionin e kërkuar në zarf të mbyllur në adresën:
Diakonia Agapes
Rruga “Ibrahim Rrugova”
Katedralja Orthodhokse
Tiranë - Shqipëri
Ose në adresën së emailit:
Email: daoffice@diakoniagapes.org

Afati përfundimtar për pranimin e aplikimit është data 18 Prill, 2023 ora 15:00.

Në këtë link gjeni informacionin në lidhje me Termat e Referencës:
https://docs.google.com/document/d/...ouid=104144577475994282407&rtpof=true&sd=true

Në këtë link gjeni informacionin në lidhje me Ofertën Financiare
https://docs.google.com/spreadsheet...ouid=104144577475994282407&rtpof=true&sd=true
 


Contact
Back
Top