• Tirane, kerkohet Specialist Kontabiliteti

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
TIRANA BANK është banka e parë private në Shqipëri. Ajo u themelua në vitin 1996 dhe që nga ajo kohë ka pasur një zhvillim të madh, duke përhapur degët e saj në të gjithë Shqipërinë.
Sot Tirana Bank është e pozicionuar mirë në treg, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh që i përgjigjen kërkesave të klientëve të saj.
Tirana Bank ka 35 degë në shumicën e qyteteve kryesore dhe zonave industriale dhe ka një rrjet të madh ATM në të gjithë Shqipërinë.
Tirana Bank vazhdon të rritet dhe zgjerohet, duke ruajtur me rigorozitet filozofinë e saj për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve cilësore, duke qenë kryesuesja në zgjidhjet inovative bankare në Shqipëri.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht,
Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total.
Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën.
Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Ne po kërkojmë të mirëpresim një Specialist Kontabiliteti të përkushtuar dhe të motivuar për t'iu bashkuar Departamentit tonë të Taksave dhe Kontabilitetit duke raportuar drejtpërdrejt tek Menaxheri i Departamentit të Takave dhe Kontabilitetit.

Përkufizimi i pozicionit:
Specialisti i Kontabilitetit mbikëqyr operacionet e kontabilitetit dhe raportimit financiar duke kontrolluar dhe verifikuar transaksionet financiare si pagesat e faturave, rakordimet dhe analizat e nevoshme te llogarive të brendshme e te tjera,
përgjatë proçesit të përgatitjes së pasqyrave financiare periodike, në përputhje me kuadrin rregullator, parimet dhe standardet e kontabilitetit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Mbështet menaxherin e Departamentit të Taksave dhe Kontabilitetit dhe anëtarët e ekipit brenda Njësisë, për proçeset e kontabilitetit, raportet financiare, raportet tatimore dhe çështjet të tjera të kontabilitetit.
  • Përgjegjës për regjistrimet e shpenzimeve të kontabilitetit dhe ekzekutimin e pagesave të furnitoreve sipas marrëveshjeve me palët e treta në fuqi, në lidhje me blerjet, shpenzimet dhe investimet;
  • Regjistron shpenzimet dhe pagesat në sistemin e kontabilitetit në përputhje me proçedurat në fuqi, duke siguruar që autoriteti miratues të nënshkruajë sipas limiteve të lejuara të shpenzimeve;
  • Kontrollon dhe kujdeset për ndjekjen e llogarive të aktiveve fikse dhe kryen regjistrimet kontabël;
  • Mbështet kryespecialistin e kontabilitetit në përllogaritjet e amortizimit të aktiveve fikse sipas metodologjisë së Bankës së Shqipërisë dhe sipas kërkesave të legjislacionit tatimor.
  • Ndihmon në proçesin e inventarizimit fizik të detajuar të aktiveve fikse sipas proçedurave të brendshme në fuqi. Krahason dhe rakordon rezultatet e inventarit fizik dhe kontabël;
  • Regjistron shpenzimet dhe parapagimet e punonjësve në lidhje me shpenzimet e biznesit në sistemin bazë bankar dhe sistemin e kontabilitetit.
  • Rakordon llogaritë e aktiveve dhe detyrimeve dhe ekzekuton regjistrimet përkatëse të kontabilitetit sipas rregulloreve dhe kërkesave të Bankes së Shqipërisë;
  • Bashkëpunon me drejtuesin e njësisë për të përgatitur dhe rakorduar raportet për llogaritë pezull, llogaritë e aktiveve të tjera dhe detyrimeve të tjera
    dhe ndjek me departamentet, njësitë dhe degët e tjera te Bankës, për investigimin dhe mbylljen e pozicioneve të hapura të këtyre llogarive sipas proçedurave në fuqi;
  • Përgatit raportet e Bankës në lidhje me legjislacionin tatimor dhe në përputhje me kërkesat tatimore, si “Libri i Blerjeve/Shitjeve”, Tatimi në Burim, TVSH-së, Tatim Fitimi, shpenzime të pazbritshme etj.;
  • Mbështet drejtuesin e njësisë në përgatitjen e formularëve dhe plotësimin e dokumentacionit përkatës të shmangies së tatitmit të dyfishtë;
  • Përgatit raportet e transaksioneve midis Bankes dhe kompanive të Grupit dhe rakordon bilancet dhe transaksionet sipas proçedurave të brendshme në fuqi, parimeve dhe standardeve të kontabilitetit;
  • Raporton informacionin financiar tek Grupi BALFIN sipas kërkesës dhe brenda afateve;
  • Merr pjesë aktivisht në përvetësimin dhe instalimin e moduleve softuerike të departamentit të kontabilitetit;
  • Kryen detyra të tjera dhe detyra “ad-hoc” të caktuara nga drejtuesi i njësisë dhe/ose menaxheri i departamentit brenda fushës së tij/saj të përgjegjësisë;
Kompetencat / aftësitë e kërkuara:
  • Të paktën 3 vite përvojë në këtë fushë, mundësisht në sistemin bankar;
  • Diplomë Bachelor në Financë - Kontabilitet, Administrim Biznesi ose Ekonomiks;
  • Kuptimi i mirë i parimeve të kontabilitetit dhe legjislacionit aktual tatimor;
  • Njohuri të mira të standardeve SNRF-së dhe Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit;
  • Njohuri të mira të raportimit dhe rregulloreve të Bankës së Shqipërisë;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi si në të shkruar ashtu edhe në atë verbale;
  • Aftësitë e të menduarit analitik;
  • Qasje e organizuar ndaj punës dhe aftësi shumë të mira për menaxhimin e kohës.
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV brenda datës 25 Tetor 2022link

Ju lutem kini prarasysh që vetëm personat që plotësojnë kriteret e sipërpërmendura do të kontaktohen.

Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Banka Tirana sha, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune, aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të Bankës dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues.Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,i ndryshuar, pranë Bankës Tirana sha, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
 


Apply
Back
Top