• Tirane, kerkohet Skulptor

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice. Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj , kompania kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në Repartin Artistik.
Pozicioni i Punes: Skulptor
Sektori: Reparti Artistik
Arsimi: I lartë

Vendodhja: Blloku Rezidencial , Kodra e Diellit, Tirane
Raporton: Menaxheri

Detyrat
  • Studion projektin sipas specifikimeve të tij
  • Zbaton projetin sipas detajeve dhe afateve të kërkura.
  • Kompozon projekte duke aplikuar ide të cilat ndikojnë në përsosjen e mëtejshme të tij.
  • Siguron standardet e cilësisë dhe paraqitjes në punimin e veprave.

Kualifikimet
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Akedeminë e Arteve.
  • Të karakterizohet nga iniciativa, kreativiteti dhe aftësia për të përmbushur afatet.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Eksperienca e punës përbën avantazh.

Shënime

Menyra e Aplikimit:
Kandidatët e interesuar të dërgojnë portofolin e tyre professional nëpërmjet adresës zyrtare të emailit: hr@agikons.com duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilin aplikojnë.
Të dërgojnë portofolin e punimeve si dhe referenca nga punëdhënës të mëparshëm.
Mirëpresim kandidatë edhe pa eksperiencë të mëparshme pune.
Ofrohet;
  • Ambient miqësor pune dhe pagë e kënaqshme.
  • Mundesi rritje profesionale promovimi brenda grupit.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
Email: hr@agikons.com
Kontakt: 068 40 52 085
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
Web: www.agikons.com
 


Apply WhatsApp
Back
Top