• Tirane, kerkohet Punëtor në Repartin e Qeramikës

Agikons Sh.P.K kompania lider në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme, themeluar në vitin 1996 dallohet për cilësinë dhe standartin e lartë të punimeve.
Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: “Kodra e Diellit 1&2” në Tiranë , “Marea Resort” në Kavajë, “Tarraca e Ullinjve” në Dhërmi, “Plazhi I Ngurtë” në Qeparo, “Bougainville Bay” në Sarandë , “Mështekna” në Brezovicë, “Turquoise Marina” në Hamallaj , Gjiri I Lalëzit , “Swan Residence” në Farkë.

Kompania në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon të punësojë Punëtor në Repartin e Qeramikës;

Detyrat


  • Transporti i lëndës së parë (dherave) dhe përzierja e tyre.
  • Përgatitje e lëndës së parë Qeramikës.
  • Filtrimi dhe presimi i materialit me anë të makinerive.
  • Asistencë specialistëve në faza të ndryshme të punëve.


Kualifikimet


  • Mosha e kërkuar mbi 18 vjec.
  • Të jetë person i përgjegjshëm dhe korrekt.
  • Të respektoj kolegët dhe të zbatojë të gjitha detyrat e ngarkuara me rigorozitet dhe brenda afatit të caktuar.



Shënime


  • Trainim i posaçëm me pagesë nga specialistët për pozicionin e punës.
  • Ambient miqësor pune dhe pagë e kënaqshme.
  • Mundesi rritje profesionale.
  • Mundesi promovimi brenda grupit.

Te interesuarit per cdo informacion te metejshem jane te lutur te kontaktojne nepermjet nr te kontaktit: 068 40 52 085.

Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
Kontakt: 068 40 52 085 / 068 40 16 639
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
 


Apply WhatsApp
Back
Top