• Tirane, kerkohet Perfaqesues shitjesh per pajisjet mjekesore

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania MSE, Medical Service Engineering, eshte krijuar ne vitin 2018, me fokus shitjen dhe mirembajtjen e pajisjeve mjekesore.

Ne kuader te zgjerimit te struktures se saj, kompania po kerkon staf ne pozicionin:

Perfaqesues shitjesh per pajisjet mjekesore:

Pergjegjesite kryesore:
  • Zhvillon tregun dhe maksimalizon numrin e klienteve ndermjet takimeve ditore;
  • Nderton marredhenie afatgjata e te qendrueshme me pikat kyce te kontaktit sic jane mjeket dhe specialistet duke promovuar produktet e portofolit;
  • Arritja e objektivave te shitjes dhe objektiva te tjere mujore;
  • Organizimi dhe zhvillimi i trajnimeve per pajisjet, kur nevojitet;
  • Perfaqesimi i kompanise, brand-it ne evente te rendesishme si konferenca dhe seminare;
  • Mbajtja e nje database kontaktesh te detajuara, ku duhet te perfshihen edhe te dhenat per raportime mujore;
  • Pjesemarrje e rregullt ne takimet e kompanise, ne takime teknike dhe ne seksione informuese;
  • Te jete i informuar mbi zhvillimet me te fundit ne lidhje me kompanine dhe produktet.
Kriteret e pozicionit:
  • Te kete arsimin e larte, preferohet ne profilin: Mjekesi, Inxhinieri Biomedikale etj;
  • Duhet te kete eksperience pune te pakten 2 vjet ne shitje;
  • Aftesi shume te mira shitje dhe organizative te punes;
  • Te jete natyre aktive, kurioze dhe i motivuar per te mesuar;
  • Aftesi shume te mira komunikuese dhe nderveprimi me njerezit;
  • Njohuri te mira kompjuterike
  • Njohuri shume te mira te gjuhes angleze
  • Leje drejtimi B
Mund te aplikoni per kete pozicion duke derguar Cv tuaj ne adresen e emailit: info@mse.al brenda dates 30.07.2022
Kandidaturat e perzgjedhura do te kontaktohen per te zhvilluar procesin e intervistes.
 


Apply
Back
Top