• Tirane, kerkohet Menaxher Shitje Tiranë

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
Detyrat e menaxherit të shitjeve:

Menaxheri i shitjeve duhet të shpenzojë një pjesë të rëndësishme të punës së tij në komunikim dhe takime me klientët- ata të cilët blejnë dhe përdorin produkte apo shërbime të kompanisë.
Si të tilla, Menaxheri i Shitjeve ka detyra dhe përgjegjësi unike të cilat përfshijnë:

  • Perfaqëson kompaninë, ndërton dhe mban mardhënie me klientët
  • Identifikon nevojat konsumatore dhe jep zgjidhje sesi të plotësohen ato
  • Arrin objektivat e kompanisë nepermjet një planifikimi efektiv, vendos qëllime shitje, analizon të dhënat e shitjes, projekton performancë të shitjes
  • Punon me eprorin direkt dhe departamentet e tjera (marketing) për të krijuar mënyra për arritjen e klientëve të rinj
  • Kontakton dhe lidh kontratat me bizneset
  • Njeh shumë mire produktin dhe shërbimin si dhe vlerën e propozuar
  • Ndjek politikat dhe rregullat e organizatës
  • Ndjek në mënyrë proaktive mundësi të reja shitje
  • Zgjidh problemet e klientëve duke ofruar zgjidhje inovative
  • Bëhet ambasador i markës dhe reflekton vlerat e kompanisë në komunikim me klientët ekzistues dhe ato potencial
  • Ndjek trajnimet që zhvillohen në kompani në qëllim të përmirësimit të aftësive të shitjes

Përgjegjësitë e menaxherit të shitjeve:

  • Bashkëpunon me drejtorin e shitjeve për të vendosur dhe zbatuar qëllime shitje për rajonin
  • Zhvillon plane ditore dhe mujore për kontaktim biznesesh dhe i diskuton ato me drejtorin e shitjeve
  • Prezanton, promovon dhe shet produktet dhe shërbimet e kompanisë
  • Identifikon nevojat në treg dhe i diskuton me menaxherin e shitjeve
  • Realizon takime në terren me biznese për prezantimin e produkteve
  • Ekzekuton plan strategjik të shitjes duke zgjeruar bazën e klientelës
  • Realizon target e vendosura të shitjes
  • Analizoni potencialin e territorit/tregut, ndjek trendet e shitjes
  • Harton raport individual shitje
  • Motivon dhe këshillon teknikët për të përmirësuar performancën e tyre
  • Mbledh përshtypje, komente, ankesa të klientëve dhe i raporton tek drejtori i shitjeve

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Eksperienca e mëparshme në industri përbën avantazh
  • Diplomë në Administrim Biznes, Marketing përbën avantazh
  • Duhet të zotërojë aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese
  • Aftësi shumë të mira të paketës office
  • Zotërojë aftësi për të punuar individualisht dhe në grup
  • Shpirt konkurrues dhe ambicioz
  • Profesionalizëm dhe i drejtuar drejt rezultateve
  • Zotërojë leje drejtimi


Apliko tani duke dërguar CV në kresha.shpk@gmail.com
 


Apply
Back
Top