• Tirane, kerkohet Menaxher i Marrëdhënieve me Institucionet Publike

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

TIRANA BANK është banka e parë private në Shqipëri. Ajo u themelua në vitin 1996 dhe që nga ajo kohë ka pasur një zhvillim të madh, duke përhapur degët e saj në të gjithë Shqipërinë. Sot Tirana Bank është e pozicionuar mirë në treg, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh që i përgjigjen kërkesave të klientëve të saj. Tirana Bank ka 35 degë në shumicën e qyteteve kryesore dhe zonave industriale dhe ka një rrjet të madh ATM në të gjithë Shqipërinë. Tirana Bank vazhdon të rritet dhe zgjerohet, duke ruajtur me rigorozitet filozofinë e saj për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve cilësore, duke qenë kryesuesja në zgjidhjet inovative bankare në Shqipëri.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Ne po kërkojmë të mirëpresim një Menaxher profesional dhe të motivuar të Marrëdhënieve me Institucionet Publike që t'i bashkohet Divizionit tonë të Bankingut të Korporatës duke raportuar drejtpërdrejt tek Drejtori i Divizionit.

Përkufizimi i pozicionit:
Menaxheri i Marrëdhënieve me Institucione Publike është përgjegjës për menaxhimin e portofolit të caktuar te organizatave publike dhe jofitimprurës per maksimizimin e fitimit duke pasur parasysh politikën e kredisë, operacionet dhe buxhetin vjetor të Bankës. Bashkëpunon ngushtë me kolegët e departamenteve/njësive mbështetëse si dhe kryen “trajnime në punë” për punonjësit nën mbikëqyrjen e tij/saj.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
· Përgjegjës për zbatimin e kërkesave të politikës së kredisë, procedurave monetare dhe funksioneve të kontrollit të Bankës për portofolin e caktuar;
· Shitja aktive e produkteve dhe shërbimeve të Bankës duke theksuar kreditimin, depozitat dhe listën e pagave përmes negocimit të kushteve dhe afateve për produktet;
· Heton, analizon dhe vlerëson strukturën financiare dhe rreziqet e pritshme kreditore të bizneseve dhe projekteve nën përgjegjësinë e tij/saj;
· Paraqet riskun e ekspozimeve të klientëve përsa i përket madhësisë, kohëzgjatjes dhe garancive pranë organeve miratuese duke siguruar ndjekjen e rrjedhës së aprovimit sipas kompetencave të duhura;
· Prezanton dhe mbikëqyr rsikun dhe ekspozimin total të kredisë në lidhje me klientin e tij/saj;
· Ndjek evoluimin e tregjeve dhe sektorëve të veçantë, ku klienti i tij/saj operon, kujdeset për kursin e kredisë duke identifikuar çështje që mund të lindin dhe propozon hapa korrigjues nëse nevojitet;
· Siguron që propozimet plotësojnë standardet e kërkuara cilësore për sa i përket saktësisë dhe përmbushjes;
· Monitoron dhe ndjek ecurinë e portofolit të kredisë nën mbikëqyrjen e tij/saj;
· Mbikëqyr dhe mentoron analistët dhe/ose specialistët e caktuar të kredisë;
· Mbikëqyr, kur është e nevojshme, plotësimin e saktë të kontratave të kredisë, zgjidhjen e çështjeve ligjore dhe/ose transaksionet bankare në lidhje me klientin e tij/saj;
· Bashkëpunon ngushtë me të gjitha strukturat e bankës në lidhje me kërkesat e klientëve të portofolit nën menaxhim;
· Menaxhon dhe përmirëson marrëdhëniet me klientët duke pasur një qasje holistike për të identifikuar nevojat e tyre dhe propozuar e strategjive efektive;
· Identifikon mundësitë e shitjeve të produkteve bankare në portofolin e klientëve të tij/saj;
· Përgjegjës për zhvillimin e stafit nën mbikëqyrjen e tij/saj nëpërmjet vlerësimeve të performancës, delegimit të detyrave dhe nevojave për trajnim;
· Përfaqëson Bankën në aktivitete të ndryshme të Komunitetit të Biznesit;
· Kryen detyra të tjera të caktuara nga mbikëqyrësi i tij/saj brenda fushës së përgjegjësisë së tij/saj;

Kompetencat / aftësitë e kërkuara:
· Zotëron diplomë universitare në Ekonomi, Financë, Kontabilitet MBA, e preferueshme diploma Master
· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze si në të shkruar ashtu edhe në të folur
· Njohuri të mira të produkteve financiare të tregtisë ndërkombëtare, kushteve të tregut ndërkombëtar, leasing, faktoring etj.
· Përvojë pune 8-10 vjet në pozicione të ngjashme pune ose të paktën 5 vjet në Bankingun e Korporatave
· Aftësi të forta gjykimi dhe pjekuri e dëshmuar profesionale
· Aftësia për të marrë përgjegjësi dhe për të dhënë zgjidhje për problemet e ngritura
· Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe të orientuar drejt rezultateve
· Aftësi të shkëlqyera të tërheqjes së klientëve dhe negociatave
· Aftësi shumë të mira komunikuese si në të shkruar ashtu edhe në atë verbale
· Aftësi të shkëlqyera analitike dhe vendimmarrëse
· Ka njohuri dixhitale në përdorimin e pajisjeve dhe sistemeve
· Aftësi të demonstruara të konfidencialitetit, fleksibilitetit dhe përshtatshmërisë

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV brenda datës 30 Nëntor 2022link

Ju lutem kini prarasysh që vetëm personat që plotësojnë kriteret e sipërpërmendura do të kontaktohen.

Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Banka Tirana sha, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune, aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të Bankës dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues.Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,i ndryshuar, pranë Bankës Tirana sha, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
 


Apply
Back
Top