• Tirane, kerkohet Hidraulik

Agikons Sh.P.K kompania lider në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme, themeluar në vitin 1996 dallohet për cilësinë dhe standartin e lartë të punimeve.
Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: “Kodra e Diellit 1&2” në Tiranë , “Marea Resort” në Kavajë, “Tarraca e Ullinjve” në Dhërmi, “Plazhi I Ngurtë” në Qeparo, “Bougainville Bay” në Sarandë , “Mështekna” në Brezovicë, “Turquoise Marina” në Hamallaj , Gjiri I Lalëzit , “Swan Residence” në Farkë.
Kompania kërkon të punësojë staf të kualifikuar në pozicionin: "Hidraulik" .

Detyrat

  • Shqyrton planin e ndërtimit me specifikimet e paraqitjes së punimeve hidraulike.
  • Identifikon e mjetet e nevojshme dhe pajisjet e posaçme që janë të nevojshme për realizimin e punimeve hidraulike.
  • Instalon, riparon dhe mirëmban e pajisjet e ujit, tubave si dhe sistemet e ngrohjes së ujit.
  • Realizon mirëmbajtjen e sistemeve hidraulike dhe komponentëve të tyre.
Kualifikimet

  • Të ketë mbi 3 vjet përvojë pune në këtë pozicion.
  • Prefererohen kandidatë që të kenë kryer arsimin e mesëm për profilin Hidraulik.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punuarit në grup.
  • Të ketë aftësi të shumë të mira planifikuese dhe organizuese.
Shënime

  • Ambient miqësor pune dhe pagë e kënaqshme.
  • Mundesi rritje profesionale.
  • Mundesi promovimi brenda grupit.
  • Bonus për çdo mik të referuar në kompani;
  • Vleresime periodike.
Kandidatët të cilët janë të interesuar të kontaktojnë nëpërmjet nr të kontkatit: 068 40 52 085 .
Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: hr@agikons.com
Kontakt: 068 40 52 085 / 068 40 16 639
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
 


Apply WhatsApp
Back
Top