• Tirane, kerkohet Asistent Menaxheri i Marrëdhënies me Klientë

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga investitoret më të rëndësishëm dhe më të suksesshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

TIRANA BANK është banka e parë private në Shqipëri. Ajo u themelua në vitin 1996 dhe që nga ajo kohë ka pasur një zhvillim të madh, duke përhapur degët e saj në të gjithë Shqipërinë. Sot Tirana Bank është e pozicionuar mirë në treg, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh që i përgjigjen kërkesave të klientëve të saj. Tirana Bank ka 35 degë në shumicën e qyteteve kryesore dhe zonave industriale dhe ka një rrjet të madh ATM në të gjithë Shqipërinë. Tirana Bank vazhdon të rritet dhe zgjerohet, duke ruajtur me rigorozitet filozofinë e saj për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve cilësore, duke qenë kryesuesja në zgjidhjet inovative bankare në Shqipëri.

Ne po kërkojmë të mirëpresim një kandidat të kualifikuar në pozicionin Asistent Menaxher i Marrëdhënies me Klientë.

Përkufizimi i pozicionit:
Asistent Menaxheri i Marrëdhënies me Klientë ofron mbështetje për Menaxherët e Marrëdhënieve për Klientë duke i mbështetur ata në aktivitetet e tyre të përditshme.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

o Bashkëpunon me menaxherët e marrëdhënieve me Kliente duke i mbështetur ata për:
o Përgatitjen e paketës së rrezikut të kredisë;
o Mbledhjen e dokumentacionit për hapjen dhe financimin e llogarisë nga klienti;
o Koordinimin me dpt. Ligjor dhe Degën për hapjen e llogarisë;
o Koordinimin me Studion e Vlerësimit të Jashtëm dhe klientin per vlerësimin e kolateralit;
o Koordinimin me sektorët e tjerë për finalizimin e proceseve;
o Raporte të tjera ad hoc;
· Përgatit raporte të ndryshme për menaxherët e marrëdhënieve;
· Zbaton politikën e kreditimit të Bankës ndaj klientëve të korporatave;
· Kontrollon dhe propozon veprime për llogaritë me vonesë në kthim;
· Merr pjesë në takimet e klientëve me menaxherin e marrëdhënieve.
· Kryen përgjegjësi të tjera brenda divizionit sa herë që është e nevojshme;
· Kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga mbikëqyrësi.

Kompetencat / aftësitë e kërkuara:

· Diplomë universitare në Ekonomi, Financë ose Administrim Biznesi
· Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze të shkruar dhe të folur (e detyrueshme);
· Njohuri të shkëlqyera të P/C (Excel, MS Word) (e detyrueshme);
· Aftësia dhe gjykim analitik;
· Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi;
· I/e gatshëm për të punuar në respektim të afateve;
· I/e orientuar drejt zgjidhjes së problemeve,
· Përshtatet shpejt në një mjedis dinamik;
· Fleksibilitet dhe frymë bashkëpunimi;

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV brenda datës 07 qershor 2022link

Ju lutem kini prarasysh që vetëm personat që plotësojnë kriteret e sipërpërmendura do të kontaktohen.

Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Banka Tirana sha, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune, aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të Bankës dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues. Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar, pranë Bankës Tirana sha, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
 


Apply
Back
Top