• Tirane, jap me qera Vile 3 Katshe Kati 0, 5.000 Euro (PRANE QENDRES TREGTARE “TEG”)

Cmimi Euro
5000
Zona/Rruga : Qendra Tregtare TEG

Vetëm 9 KM nga qendra e Tiranës, në një nga zonat më të preferuara dhe elitare në mes të gjelbërimit, ajrit të paster dhe qetësisë që ofron vendodhja, jepet vile me qira. Zona ka infrastrukturë të rregullt, është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash, shumë afër me Tirana International School, World Academy of Tirana dhe fare pranë autostradës Tiranë - Elbasan.

Vila ofron rifinitura shume cilësore, termoizolim, sistem ngrohje-ftohje, sistem me kamera dhe alarmi, oxhak funksional, panel diellor për ujin sanitar, dhomë sigurie për rojen jashtë objektit, etj. Ofron gjithashtu parkim për 5 makina.

Vilë me qira, 3 katshe me sipërfaqe ndërtimi 450 m2 + sipërfaqe toke 550 m2. Organizohet nga sallon për miqtë + ambient ngrënie, sallon për përditshmëri, kuzhinë + ambient ngrënie, 4 dhoma gjumi me tualete përkatëse brenda, 1 tualet dite, ambient zyre + bibliotekë, dhomë teknike, lavanteri, qilar, pishinë dhe 2 ballkone. Është totalisht i mobiluar me pajisje shumë cilësore dhe bashkëkohore.

Kontakt: +355682050353
Email: info@inf-93.com

Per me shume informacion rreth pronave te ngjashme klikoni linkun:
https://www.inf-93.com/vila/me-qira/prane-qendres-tregtare-teg-0


Cel. : +355682050353
 


Contact WhatsApp
Back
Top