• Tirane, ftese per oferte

Tiranë, ftesë për ofertë “Blerje pajisjesh mjeksore”

Fondacioni “Islamic Relief Worldwide” e ka zanafillën në Shqipëri në vitin 1991. Islamic Relief- Albania office është rregjistruar si një organizatë ndërkombëtare në Shqipëri me vendim gjykate nr. 44 me 14 Korrik 1994. Aktualisht Fondacioni operon në rrethet Shkodër,Tiranë, Korçë , Pogradecit, Lushnjes etj me projekte të ndryshme zhvillimore në sektorët e edukimit, infrastrukturës, rritjes së kapaciteteve, mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut, shëndetësisë dhe në projekte sezonale si Kurbani, Projekti Dimrit dhe Ramazani.


Ftesë për ofertë

Fondacioni Islamic Relief- Albania Office, në kuadrin e zbatimit të një projekti 1-vjeçar, ka hapur ftesën për ofertë me objekt: Blerje pajisjesh mjeksore. Bashkangjitur gjeni edhe listën te pajisjeve, me specifikat dhe sasinë e kërkuar.
Shënim: Pagesa do të kryhet nëpërmjet bankës. -Oferta juaj duhet të jetë në një zarf të mbyllur dhe e vulosur me mbishkrimin: OFERTË PËR PAJISJE MJEKSORE


Cilësia e produktit duhet të jetë mbi mesatare. -Çmimet për njësi duhet të përfshijnë dhe t.v.sh. - Ju lutemi sillni bashkangjitur nje katalog të artikullit.


NOTE: Oferta duhet të ketë, ofertën ekonomike dhe niptin ose ekstraktin e kompanisë. Nëse keni eksperienca të ngjashme mund të na i dërgoni referencat.


Oferta duhet dërguar në adresën:

-Adresa: Rr. Gjergji Legisi Vila 90 ngjitur me magazinat e Adidas Laprakë , Tiranë, Albania.
-Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është më datën 20/08/2023 ora 16:00.
Oferta në mënyrë tjetër apo afat tjetër do quhen të pavlefshme dhe si rezultat nuk do merren në konsideratë.

-Islamic Relief Albania ka zero tolerance ndaj çdo thyerje proçedurash si:

· Politika kundër Rryshfetit dhe Korrupsionit.
· Kodi i Sjelljes.
· Respektimi dhe Mbrojtja e Grupeve Vulnerable. (Perfitueseve) të IRA-s


- Çdo pyetje, ju lutem mos hezitoni t’i adresoni në email-in zyrtar: procurement@islamicrelief.al ose të na kontaktoni në numrin :
Cel 0677033379


Cel. : Cel 0677033379
 

Attachments

  • Lista e pajisjeve mjeksore.docx
    265.7 KB · Views: 56


Contact WhatsApp
Back
Top