• Tirane, ftese per oferte Request for Proposal and ToR for Baselin

Tirane
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët, të rinjtë dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve. SOS Fshatrat e Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është duke implementuar projektin më të ri “Addressing Systemic Gaps - Support to Child Welfare System Reforms” financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkepunim dhe Zhvillim-BMZ.

Në kuadër të këtij projekti për të përmbushur qëllimet dhe objektivat e tij, SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri, kërkon të angazhojë një ekspert / grup ekspertësh për të zhvilluar një Studim Fillestar të Situatës ( Baseline Study) ne lidhje me objektivat dhe fushat e nderhyrjes që adresohen në projekt.

Për më tepër detaje klikoni në linkun përkatës:

https://soskd.org.al/wp-content/uploads/2022/03/ToR-for-Baseline-Study-for-the-project-Addressing-Systemic-Gaps-Support-to-Child-Welfare-System-Reforms-in-Albania-20220303.docx

Afati per dorezimin e ofertes eshte data 15/03/2022 ora 16:30 !

Ju mirepresim për një bashkëpunim të mundshëm!
 


Contact
Back
Top