• Tirane, ftese per oferte PLOTESIM DOKUMENTACIONI PROJEKT ELEKTRIK

Tiranë me, 20.12.2023
FTESË PËR OFERTË

ME OBJEKT: Shërbim projektimi dhe zbatimi të projekteve dhe punimeve elektrike

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.
SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët, të rinjtë dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
SOS Fshatrat e Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.

Misioni ynë: Ne krijojmë familje për fëmijët në nevojë, ne i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.

Qëllimi i kësaj ftese për ofertë është kontraktimi i një subjekti të liçensuar për ofrimin e shërbimeve te projektimit dhe zbatimit për fushën e projekteve dhe punimeve elektrike.

Për ofrimin e këtij shërbimi SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri fton të gjitha kompanitë që kanë licensë për ushtrimin e kësaj veprimtarie, që të paraqesin interesin e tyre deri me datë 26.12.2023, ora 16:30, duke paraqitur ofertat financiare dhe dokumentat plotësuese në adresën info@soskd.org.al

Për më shumë detaje rreth Ftesës për Ofertë jeni të lutur të aksesoni dokumentacionin bashkëngjitur!

Faleminderit!
 

Attachments

  • Ftese per oferte-Plotesim te dokumentacionit teknik te objekteve.docx
    53.2 KB · Views: 13
  • Shtojca 1 - Kriteret per kualifikim.docx
    26.3 KB · Views: 12
  • Shtojca 2 - Oferta financiare.doc
    68 KB · Views: 15


Contact
Back
Top