• Tirane, ftese per oferte OFERTE PER SOCIAL MEDIA MARKETING.

ISLAMIC RELIEF WORLDWIDE
Rr: Gjergji Legisi godina 90 ngjitur me Adidas , Laprake , Tirana, Albania
Tel: 0677033379
Procurement@islamicrelief.al

Fondacioni “Islamic Relief Worldwide” e ka zanafillën në Shqipëri ne vitin 1991. Islamic Relief- Albania office
është rregjistruar si një organizatë ndërkombëtare në Shqipëri me vendim gjykate nr. 44 me 14 Korrik 1994.
Aktualisht Fondacioni operon në rrethet Shkodër e Tiranë dhe ne qytetin e Pogradecit dhe atë të Lushnjes me projekte te ndryshme zhvillimore në sektorët e edukimit, infrastrukturës, rritjes së kapaciteteve,
mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut, shëndetësisë dhe në projekte sezonale si Kurbani ,Ramazani dhe projektit te Dimerit.

Ftesë për Ofertë
Tirana më 20.09.2023

'Social Media Marketing'

Me rastin e zgjerimit të aktiviteteve, Islamic Relief Albania ka nevojë për shërbime të Social Media Marketing për periudhën 6 - 12 muaj.

Kriteret që kompania duhet të plotësojë dhe të marrë përsipër janë:


  • Menaxhimi i rrjeteve sociale duke perfshirë krijimin e përmbajtjes mujore të postimeve, krijimin e përshkrimeve, optimizimin e postimeve në rrjete sociale në përputhje me audiencën e synuar (së paku 3 postime në javë).
  • Krijimi i konceptit për dizajn, dhe optimimizimi i dizajneve për rrjete sociale;
  • Krijimi i strategjisë bazuar në qëllimet afatgjata të organizatës, auditimi i rrjeteve sociale dhe hulumtimi i tregut,
  • Krijimi i audiencave; A/B testing për përshkrimin, audiencën si dhe pjesen e ‘creative’.
  • Konfigurimi, implementimi i Facebook Pixel si dhe strategjive të remarkerting
  • Ekzekutimi i strategjisë për rrjete sociale dhe krijimi i raportit të mirëfilltë të përformancës i shfaq matjen e KPI në bazë të të cilave janë krijuar dhe optimizuar kampanjat."



Oferten tuaj mund ta sillni ne zarf te mbyllur ne adresen:

- Rr:Gjergji Legisi godina 90 ngjitur me Adidas , Laprake , Tirana, Albania

Oferta juaj duhet të jetë në një zarf të mbyllur dhe të vulosur me mbishkrimin

OFERTE PER SOCIAL MEDIA MARKETING.

-Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është më datën 27/09/2023 ne oren 16.00

-Oferta ne menyre tjeter apo afat tjeter do quhen te pavlefshme dhe si rezultat nuk do merren ne konsiderate.

Islamic Relief Albania ka zero tolerance ndaj çdo thyerje proçedurash si:

• Politika kunder Rryshfetit dhe Korrupsionit.
• Kodi i Sjelljes
• Respektimi dhe Mbrojtja e Grupeve Vulnerable (Perfitueseve) te IRA

-Për çdo pyetje ju lutem mos hezitoni t’i adresoni në: procurement@islamicrelief.al ose te kontaktoni
ne: Tel.: 0677033379



Cel. : 0677033379
 


Contact WhatsApp
Back
Top