• Tirane, ftese per oferte FURNIZIM ME UJE TE PIJSHEM PER ZYRA

Tiranë, më, 14.12.2023​
Ftesë për Ofertë

Me objekt: Furnizimi për Ujë të pijshëm në shishe 19 litërshe

Shoqata SOS Fshati i Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.

SOS Fshati i Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve komunitare, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.

SOS Fshati i Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezentë në shumë vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është duke zbatuar projektin Perspektiva që Mundësojnë Punësimin e të Rinjve – YEEP II. Për të përmbushur nevojat e këtij projekti, SOS Fshatrat e Fëmijëve kërkon të kontraktojë një subjekt të licensuar për furnizimin me ujë të pijshëm në shishe 19 litërshe.

Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj si dhe te gjithë dokumentet e kërkuara nëpërmjet postës elektronike në adresën [B]info@soskd.org.al[/B] deri më datë 10.01.2024 ora 16:30.

Për më shumë detaje rreth Ftesës për Ofertë jeni të lutur të aksesoni dokumentacionin bashkëngjitur.

Faleminderit!
 

Attachments

  • Ftese per Oferte - Uje per zyra.docx
    198.1 KB · Views: 6


Contact
Back
Top