• Tirane, Fshati Prush-Okazion Shitet Truall Sip750m²,Cmimi 45'000 € euro, në zonë urbane, afër pyllit me pisha dhe liqenit të Prushit, 7.5km nga qendra

Cmimi Euro
45000
SHITET: Tokë/Truall, me sipërfaqe 750m[SUP]2[/SUP], në Prush, pas zonës "Kombinatit", 7.5 km (20-min me autoveturë) nga qendra e Tiranës, me kalim nga Rr.Kavajës-21-Dhjetori, Kombinat-rruga nacionale SH 56, Ndroq-Plepa, me kthim djathtas tek qendra e FNSH-së (ish-Akademia Ajrore) pas 2.5km deri në fshatin Prush. Tirane.
Zona Prush-vazhdim zonës Kombinatit: Toka/Trualli gjendet në zonën fill pas ish-kombinatit tekstil, në perëndim të qytetit të Tiranës. Aksesi/ rruga kryesore që të çon në këtë zonë është aksi-nacional SH 56, Tiranë-Ndroq-Plepa-Durrës. Kjo është një zonë periferike, por shumë afër qendrës së Tiranës(7.5km/20min me autovetur) dhe si vazhdim i zonës së Kombinatit, në drejtim të perëndimit, e cila vazhdon me një terren fushor duke u ngritur dhe rrethuar me kodra të buta, të gjelberuara(deri në fashatin Gropaj e Almete), të cilat shikojnë nga Tirana/nga zona Kombinatit. Zona ka njohur një zhvillim të vrullshëm në dekadat e fundit, kryesisht në drejtim të ndërtimit si të shumë shtëpive dhe vilave të reja, por edhe të aktiviteteve të hotelerisë dhe restoranteve të ndryshme(si Restorant Mangalli, Hotel Mili Palace..etj), si dhe aktivitete të tjera shërbimi dhe prodhimi(shume kapanone për mobileri, auto-servise, fondacione, magazina shumice etj). Prona/Toka bën pjesë në mikro-zonën e vjetër të banimit të fashatit Prush, me pak pjerrësi e ngritur, rrëzë kodrës me pisha / Parkut Lalmit (liqeni artificial), me pamje çlodhëse, pasi nga ku duket mali Dajtit, Tirana, Kombinati dhe kodrat e Selitës. Aktualisht, është një ndër zonat e preferuara urbanistike, si për banim dhe qëllime gastronomike-restorante, piknike, shëtitje në natyre, e mirë pozicionuar, e pastër, e gjelbëruar, e integruar dhe lehtësisht e aksesueshme nga aksi-nacional Kombinati - Vaqarr-Ndroq-Plepa Durrës.
Pozicioni/Pamja e Truallit: Toka/Prona në shitje gjendet 7.5-km(20-min me autovetur) nga qendra e Tiranës (me kalim nga Rruga Kavajës/qendër-21-Dhjetori-Kombinat-Qendra FNSH-së, me kthim djathtas-Prush) dhe me një distance prej 500m nga aksi i rrugës së asfaltuar, në lagjen ekzistuese të fashatit Prush, buzë kodrave, në një terren pak të ngritur, ku nga asfalti shkohet me 2-mundësi/rrugë për të mbrritur tek trualli/toka. Toka/prona gjendet buzës rrugicës së lagjes/fshatit(në mes të lagjes), kjo rrugicë ka ndërtime në të dy anët e saj dhe është zonë urbane. Trualli/toka është e rrafshët(sheshtë), uniforme, me një pjerrsi të lehtë (drejt-pjesës fushore), tokë solide, e përshtatëshme për ndërtime, si dhe në të mund kultivohen çdo lloje bimësie dhe pemtarie. Në anën perëndimore të truallit gjendet rruga e lagjes dhe ajo e aksesit në pronë, ku edhe mbi rrugë ka shtëpi të tjera, ndërsa nga ana jugore, jug-perëndim gjendet një shtëpi tjetër, ndërsa nga ana lindore një parcelë tjetër toke, dhe nga veri-perëndimi gjenden, një tjetër shtëpi dhe të tjerat në vazhdimësi. Në këtë mikro-zonë/rrugice ka vetëm shtëpi dhe vila, si ekzistuese dhe të reja(mbi 25-shtëpi).
Madhësia, Forma Truallit/Tokës. Sipërfaqa e tokës/truallit në shitje është 750m[SUP]2[/SUP] me pak pjerrsi, nga të gjitha anët është e rrethuar; ku buzë rruges eshte me breze betoni ne lartesinë 60cm dhe mbi te me rrjete teli, ndersa 3 anët e tjera janë të rrethuar në lartësinë 1.5m me murë rrethues me kollona dhe blloqe betoni. Trualli është me kufij të përcaktuar qartë. Trualli/toka ka formë të rregullt drejtkëndore, me parametra të përafërt; në gjërësi rrethe 22 m (krahu/ana buzë rrugës lagjes) dhe gjatësi (thellësi) rrethë 35 m. Sipërfaqa/relieve i pronës është i rrafshët dhe i rregullt pa deformime dhe gropa, me reliev uniformë, ndërsa aksesi/futja në pronë realizohet nga ana perëdimore dhe jug-perëndim, direkt nga rruga e lagjes/fshatit. Nga pozicioni, prona është gjatë gjithë ditës me diell, me pamje të bukur dhe relaksuese; si nga kodrat veri-perëndimore dhe nga lindja ku duket mali Dajtit, Tirana kodrat e Selitës etj. Në tokë/truall aktualisht ka disa pemë(kumbulla) në 3-anë të saj dhe në brendësi shfrytëzohet si kullotë. Përmasat dhe pozicioni i tokës/truallit (750m[SUP]2[/SUP]) është mjaft i përshtatshëm për ndërtimin e një shtëpie/vile, si dhe të kultivuar për rrethe edhe fruti-kulturë, perime etj, apo çdo lloj aktiviteti tjetër.
Cilësit e Pronës/Tokës e mikro-zona: -në një pozicionin gjeografik majft të mirë dhe zonë të preferuar të Tiranës, -në një zonë të bukur, të butë, me ambjent të gjelbëruar dhe pejsazh të mrekullueshëm dhe jo shumë larg qendrës së Tiranës, -madhësia mjaft optimale prej 750m[SUP]2 [/SUP]që mundëson ndërtimin e një shtëpie/vile, si mundeson çdo lloje aktiviteti bujqësor e blektoral, -me kufij të pronës të përcaktuar qartë, -me infrastrukturë të kompletuar, si rrugore, energjisë, ujit, …. etj, -me dokumentacion të rregull hipotekor, -mikro-zona/toka/ trualli me pamje të gjërë dhe me shume horizont perpara,- mikro-zone të pyllëzuar, e pastër, klimë të butë dhe të freskët etj.
Përdorimi mëparshëm e aktual, Destinacionet e mundshme: Kjo pronë/tokë më përpara është shfrytëzuar për qëllime bujqësore e blektorale, ndërsa aktualisht është djerrë dhe shfrytëzohet si kullotë. Destinacioni i mundshëm i kësaj prone/toke është ndertimi i një shtëpie/vile duke shoqëruar me pak aktivitet bujqësor e blektoral.
Dokumentacioni: Prona/Toka/Trualli, në shitje është me dokumentacion të rregullt, Çertifikat Pronësie dhe e shitëshme në çdo moment
Preferencat: Preferohet të shitet vetëm në vlerë monetare, si një e tërë, e pa ndarë në parcela më të vogla, si dhe nuk këmbehet me sipërfaqe ndërtimi, por vetëm në vlerë monetare .
Çmimi i Shitjes: Eshtë çmim okazion: E gjithë sipërfaqa e tokës/truallit prej 750m[SUP]2[/SUP], shitet me 45'000 €
Adresa Pronës: Në fillim të kodrave të fshatit "Prush", pasi kalon Kombinatin, drejtimi për Ndroq-Plepa, kthimi djathtas tek qendra FNSH-së(ish Akademia Aviacionit) 7.5km nga qendra e Tiranës ose 20min me autovetur. adgss
Cel: 069 62 81 433 adgss
*******************************
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare)

Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
St.Unazës pranë Ministrisë së Shëndetësisë,
Tiranë
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
 


WhatsApp
Back
Top