• Tirane, EKSPERT MJEDISI SENIOR

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
  1. anglisht
GR Albania, themeluar në vitin 2010, është një furnizues i madh i shërbimeve inxhinierike dhe mjedisore për sektorët e burimeve natyrore, infrastrukturës, prodhimit dhe energjisë elektrike. Krijuar nga një ekip profesionistësh me synimin për të ofruar cilësi të shërbimeve të konsulencës duke promovuar investime të qëndrueshme dhe duke ruajtur një etikë të fortë pune. GR Albania ka një përvojë të gjerë në Shërbimet Mjedisore dhe Sociale në të gjithë fazat VNMS, ESMP, ESMS, monitorim, ndërtim, komisionim dhe operativ për projekte ndërkombëtare dhe kombëtare. Qëllimi ynë kryesor është të ofrojmë shërbime në përputhje me kërkesat dhe pritshmëritë e klientit, të përshtatura me standardet dhe kuadrin ligjor më të mirë duke ofruar njohuri dhe përvojë vendase.

Detyrat që lidhen me pozicionin e punës përfshijnë:
· Vlerësimi i Ndikimit Mjedisor dhe Social;
· Plani i Menaxhimit Mjedisor dhe Social;
·Studime mjedisore;
· Plani i Menaxhimit të Palëve të Interesit;
· Shërbime konsulence;
· Shërbimet e mbikëqyrjes/supervizimit;
· Menaxhimi i kontraktorit; · Studimet e fizibilitetit;
· Analiza e boshllëqeve;
· Vlerësimi Strategjik Mjedisor, etj.

Produkti i krijuar i punës duhet të jetë i saktë dhe në kohë siç kërkohet duke ofruar cilësinë më të lartë për të gjithë klientët. Kandidati duhet të jetë në gjendje t'i japë përparësi përgjegjësive të shumta me pak supervizim nga eprori dhe të jetë në gjendje të ndërveprojë me institucionet shtetërore dhe lokale sipas nevojës.

Edukim dhe eksperienca:
· Diplomë Bachelor në Inxhinieri Mjedisi;
· Diplomë Master në Inxhinieri Mjedisi;
· 7-10 vite përvojë;
· Preferohet përvojë në industri;
· Njohuri të ISO 14001;
· Njohuri të ISO 9001;
· Njohuri mbi Legjislacionin Shqiptar Mjedisor;
· Njohuri të Legjislacionit Ndërkombëtar të Mjedisit;
· Përvojë me procedurat e lejeve te mjedisit;
· Përvojë mbi procedurat e Vlerësimit te Ndikimit në Mjedis;

Cilësi të tjera:
· Të ketë aftësi komunikimi në gjuhen Anglisht mbi mesataren për të komunikuar në mënyrë efektive me klientët ndërkombëtarë/kombëtarë dhe autoritetet rregullatore;
·Të jetë në gjendje të punojë me mbikëqyrje të kufizuar, të njohë pritshmëritë e nevojshme dhe të ketë iniciativën për ta bërë atë;
· Të ketë aftësi për të punuar në grup dhe të jetë i/e orientuar drejt ekipit;
·Të ketë aftësi për të analizuar informacionin, të shkruar dhe verbal;
·Të ketë aftësi për të prioritizuar dhe organizuar aktivitetet e kërkuara të punës.
Dosja e aplikimit:
· Diplomë Bachelor;
· Diplomë Master;
· Certifikata të tjera (Gjuhë Angleze etj.);
· Licenca;
· CV e detajuar;
Dosja të dorëzohet në adresën e emailit bmile@gralbania.com deri më 31.12.2022 duke specifikuar në temë pozicionin për të cilin aplikoni;
Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Gr Albania ju uron fat!
 


Apply
Back
Top