• Tirane, - Big Bite restorant ofron produktet me cilesore e te shijshme

Kompania B & B Food Service e njohur me emrin Big Bite është themeluar me 16 Dhjetor 1998. Nga një dyqan i vetëm, tani Big Bite ka tre restorante në Tiranë dhe një në Durrës. Cilësia e ushqimit, shërbimi i shpejt dhe çmimet konkurruese kanë qënë thelbi i suksesit tonë. Krahas katër restoranteve, Big Bite vjen pranë klientëve edhe me shërbimin delivery. Restorantet tona tani kanë disa brande, që i japin jehon traditës sonë të gatimit si: Pita Pita, Pita Club,New Pita Club, Pita Shots, Greek Mak, Greek Chicken.

Big Bite nuk është kufizuar vetëm tek gatimet fast food, por ka edhe një menu të pasur me gatime të ndryshme supa, spageti, pasta, penne, tortellini, taljateli, rizoto, pica dhe specialitete mishrash të ndryshëm. Ambjenti i ngrohtë dhe familjarë ka bërë që ta gjejnë veten shumë kategori moshash.

Së fundmi Big Bite vjen me shërbimin e ri Catering. Me një menu të pasur me ushqime të gatuara specifikisht për bankete. Sllogani ynë për festat tuaja është: “…që festa juaj të mbetet e paharrueshme!” Ju na besoni festat tuaja, ne ju sigurojm gatime me shije që nuk do t’i harroni!

Misioni dhe vizioni :

Big Bite është marka më e preferuar në sektorin Catering në Tiranë.

Misioni ynë është që të sjellim gëzim dhe buzëqeshje në stilin e jetës të klientëve tanë, duke u ofruar atyre ushqim të shijshme dhe të shëndetshme, të përgatitur dhe shërbyer me kujdes, shërbim të shpejtë dhe me cilësi, në një atmosferë të këndshme.

Eksperienca jone e suksesshme 15vjecare , në këtë sektor, ka treguar se KUJDESI PËR KLIENTET dhe dëshirat e tyre janë ato që na udhëzojnë në punën tonë të përditshme, që synon përmirësimin e cilësisë së ushqimit dhe diversifikimin e saj, duke ofruar shërbim të përsosur dhe duke krijuar një atmosferë të këndshme.

Big Bite:

• Do vazhdoj të ofroj ushqimet më të shijshme, të shëndetshme dhe ushqyese, të përgatitura në përputhje me cilësinë dhe standardet ndërkombëtare;

• Do vazhdoj te ofroj cilësinë e shërbimit nga stafi ynë i trajnuar,duke punuar sipas standardeve tona unike Big Bite, emblemat e të cilëve janë buzëqeshja,mikpritja dhe kujdesit ndaj klientit.

Certifikata dhe vleresime:

” Lumturia është e vetmja gjë mund të shpërndahen pa e poseduar “

“Big Bite është krenar që ka qene partner i Dhomes se Tregtise dhe Industrise në Tiranë, dhe mbështet këtë institucion në përpjekjet e saj për të ndryshuar jetën e mijëra fëmijëve,nëpërmjet panaireve të ndryshme. Si pjesë e familjes së pjesemarresve të rregullt të panaireve “Gjithcka per femijet”, besojme se ky është investimi më i mirë që biznesi apo shoqëria mund të bëj.”
 
Back
Top