• Tiranë, ofroj vend pune Specialistë ne financë

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
CONAD ALBANIA SH.P.K
QËNDËR DISTRIBUZIONI USHQIMOR
AUTO TR-DR; KM 6; KASHAR; TIRANË​


Conad Albania rrjeti më i madh i supermarketeve, në Shqipëri, operativ që prej vitit 2006, me një linjë të përbërë prej rreth tridhjetë e pesë supermarketesh të shtrira në të gjithë vendin

kërkon të punësojë:

Specialistë në departamentin e Finances.

Kriteret bazë që duhet të plotësojnë kandidatët për këte pozicion janë:
Të jenë të diplomuar në Fakultetin Ekonomik (Universiteti i Tiranës ose Universitete të tjera të huaja), Dega Finance/Kontabilitet.
Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Italiane (të shkruar dhe të folur)
Të jenë dinamikë dhe të kenë aftesi për të punuar në grup.
Të kenë aftesi shumë të mira për të menaxhuar dhe organizuar punën.
Të kenë eksperienca te meparshme ne sektorin e Finances (minimumi dy vite eksperience).
Të kenë aftesi shumë të mira në kapercimin e problematikave dhe të marrin pergjegjësine për zgjidhjen sa më me efikasitet të tyre.

Detyrat kryesore që do të kryhen përfshijnë:
Koordinimin dhe menaxhimin korrekt të kontabilitetit të furnitorëve / klientëve dhe kuadrimet periodike
Deklarimin e librave të shitjeve dhe blerjeve
Zbatimin korrekt të legjislacionit tatimor.
Përgatitjen dhe deklarimin ne kohën e duhur të deklaratave mujore apo vjetore.

Njohuri teknike të domosdoshme:
Njohje shumë e mirë e paketes Office, vecanerisht te Exel-it
Njohje shumë e mirë e programit Kontabilitet Alpha
Njohja e principeve baze të kontabilitetit te një ndërmarrjeje
Njohje shumë e mirë e legjislacionit tatimor dhe fiskal

CV-ja duhet te jete me foto te koheve te fundit, duhet të plotesohet ne gjuhën italiane, dhe të dërgohet në adresën e e-mail-it cvconadtirana@gmail.com.

Kërkohen gjithashtu të bashkangjiten në e-mail:
- kopje e diplomës universitare
- kopje të letrave te referencave akademike apo profesionale nëse poseidohen

Aplikimet pranohen deri në datë 20/12/2015
 


Apply WhatsApp
Back
Top