• Tiranë, ofroj vend pune Senior Arkitekt




Dimension HR po kërkon të rekrutoj profesionistë në pozicionin vakant Menaxher i Departamentit të Marëdhënies me Klientët (Profili Arkitekt), për një nga klientët e saj.



Funksionet bazë dhe qëllimi i përgjegjësive


Si Menaxher i Departamentit të Marrëdhënieve me Klientët, roli është i lidhur ngushtë me nevojat dhe kërkesat e klientëve në lidhje me pasuritë e paluajtshme që ata blejnë. Përgjegjës për të kuptuar dhe për t'u përgjigjur ndaj ndryshimeve në preferencat dhe kërkesat e klientëve për produktet ose materialet që ata duan te përdorin. Kjo përfshin pervec monitorim të tendencave në treg, të kuoptuarit të kërkesave të tyre, dhe koordinimi me zbatimin për të siguruar që kompania të përmbushë ose tejkaloje pritshmëritë e tyre. Në këtë mënyrë, ju ndihmoni në sigurimin e një përvoje të përshtatshme dhe të kënaqshme për klientët, duke siguruar që kompania të rritet dhe të qëndrojë relevante në një treg të ndryshueshëm dhe të kërkuar.



Pergjegjesitë kryesore:


  • Drejton strukturën organizative të njësisë duke ofruar udhëzime dhe mbështetje;
  • Mban komunikim me klientë specifik, propozon zgjidhje arkitektonike, dhe koordinon midis studios arkitektonike të klientit dhe stafit të kantierit;
  • Konsulton Klientët mbi mundësitë e ndryshimeve në projekt, planet dhe lejet e miratuara, bazë ligjore në planifikimin dhe zhvillimin e territorit;
  • Bashkëvepron me Menaxherët e Shitjeve mbi mbarëvajtjet e shitjeve dhe ankesat e klientëve;
  • Shërben si pika kryesore e kontaktit për çështjet e përshkallëzuara të klientëve ose pyetjet komplekse, duke siguruar zgjidhje të shpejtë dhe komunikim efektiv;
  • Mban komunikim me klientë specifik, propozon zgjidhje arkitektonike, dhe koordinon midis studios arkitektonike të klientit dhe stafit të kantierit;
  • Konsulton Klientët mbi mundësitë e ndryshimeve në projekt, planet dhe lejet e miratuara, bazën ligjore në planifikimin dhe zhvillimin e territorit;
  • Në bashkëpunim me stafin merr pjesë në hartimin/rishikimin e procedurave që kanë të bëjnë me funksionimim e Njësisë së Marrëdhënieve me Klientin;
  • Përcakton KPI për njësinë, mbikëqyr realizimin e tyre;
  • Krijon raporte me informacione dhe i përdor ato për nevoja te ndryshme;
  • Harton raporte periodike mbi kërkesat e klientëve dhe ecurinë e proceseve që ka në menaxhim;
  • Bashkëvepron me Menaxherët e Shitjeve mbi mbarëvajtjet e shitjeve dhe ankesat e klientëve;
  • Shërben si pika kryesore e kontaktit për çështjet e përshkallëzuara të klientëve ose pyetjet komplekse, duke siguruar zgjidhje të shpejtë dhe komunikim efektiv;
  • Bashkëvepron me drejtuesit e kantiereve për të mbikëqyrur grafikun e punimeve dhe për t’u kujdesur që kantieri të marrë në kohë vizatimet e zbatimit nga klientët;
  • Organizon dhe mbikëqyr dokumentimin e rregullt të gjithë procesit të marrëdhënies me klientët që nga blerja e njësisë deri në dorëzimin tek Klienti, në përputhje me kontratat e sipërmarrjes dhe procedurat në fuqi;
  • Koordinon dhe mbikëqyr procesin e përcjelljes së informacioneve të nevojshme, për Departamentin e Financës në lidhje me ecurinë e faturimit të kostove shtesë të klientëve;
  • Studion dhe njihet me Projektin e Zhvilluar dhe specifikimet e tij;





Kërkesat për pozicionin e punës


  • Të paktën 7 vite eksperiencë në fushën e projektimit e zbatimit dhe 3 vite ne menaxhim .
  • Diplomë në Arkitekturë;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve;
  • Aftësi kritike mbi detajet e rifiniturës e shprehur si në anën funksionale dhe në anën estetike;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;
  • Njohje shumë e mirë e legjislacionit për planifikimin dhe zhvillimin e territorit;
  • Përdorim i detyrueshëm i AutoCAD, MS Office (Project, Word, Excel, PowerPoint, Outlook etj.).
  • Programet BIM (si Revit, Navisworks etj.) do të përbënin avantazh;
  • Përvojë e dëshmuar në marrëdhëniet me klientët;
  • Aftësi të forta drejtuese me përvojë në menaxhimin dhe zhvillimin e ekipeve;


Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt « Menaxher i Departamentit të Marëdhënies me Klientët»
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!





*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

Cel. : 0674647484
 


Contact WhatsApp
Back
Top