Tiranë, ofroj vend pune KOORDINATOR PROJEKTI
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Blloku
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim strategjik | Drejtues
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Dimension HR po kërkon të rekrutojë KOORDINATOR PROJEKTI për një nga kompanitë më të mëdha në vend që operon në fushën e zhvillimit të projekteve të ndërtimit.
Përmbledhja e Pozicionit:
Do të jetë përgjegjës për mbështetjen e projekteve të pronave të paluajtshme, koordinimin e aktiviteteve dhe rezultateve të projektit, menaxhimin e afateve kohore dhe administrimin e të gjitha aspekteve të projekteve të para-zhvillimit dhe ndërtimit. Për të arritur këtë detyrë, Koordinatori i Zhvillimit duhet të ketë iniciativë, të përmbushë përgjegjësitë dhe detyrat menaxheriale, organizative, mbikëqyrëse dhe koordinuese. Përgatit propozimet për vendimmarrje, drejton procesin e dokumentacionit nga marrja e projektit, kontrollet e devijimeve, dorëzimet e projekteve dhe marrja e konfirmimeve të lejeve për ndërtimin.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Monitoron afatet kohore të investitorëve, të parashikuara në kontratat e bashkëinvestimit për të informuar në kohë Menaxherin e Projektit për devijancat;
- Asiston në menaxhimin e kontratave për pajtueshmërinë dhe përmbushjen e të gjitha standardeve të kompanisë, standardeve të projektimit, specifikimeve teknike, planeve të projektit dhe planit të biznesit të hartuar;
- Informon dhe mbështet strukturat përkatëse të Kompanisë për marrjen e Pronësisë së Tokës dhe të gjitha Lejet përkatëse për fillimin e Zbatimit të Projektit;
- Monitoron dhe ndjek buxhetin e projektit, dhe mban të informuar Menaxherin e Projektit;
- Krijon dhe zhvillon marrëdhënie me të gjitha palët e përfshira në projekt, për progres, duke përfshirë koordinimin e takimeve sipas nevojës
- Sigurohet për zbatimin e plotë të procedurave tekniko-administrative të shoqërisë;
- Koordinon me mbikëqyrjen e terrenit ecurinë e projekteve;
- Siguron që ideja e projektit dhe zhvillimet strategjike të projektit të kenë marrë konfirmimin e investitorit;
- Menaxhon zbatimin e ndryshimeve të miratuara dhe planin e çdo projekti;
- Raporton mbi statusin e çdo projekti, mbikëqyr dhe zhvillon dokumentacionin në lidhje me projektet, ndan idetë dhe zbaton metodologji të reja për të lejuar përparimin e tyre;
- Ndihmon gjatë buxhetit, kontrollit të kostos dhe qarkullimit te parave;
- Analizon nevojat e projektit, plotëson kërkesat për transparencë, për finalizim dhe qëndrueshmëri në ecurinë e fazave të zhvillimit;
- Mbështet zhvillimin e projektit në përputhje me grafikun dhe buxhetin për të gjitha aktivitetet e projektit;
- Kujdeset që të gjitha informacionet në lidhje me projektin është i sigurt dhe i shperndare me palet e perfshira, me synimin për të ruajtur një sistem të përsosur të menaxhimit të projektit nga faza e projektimit dhe miratimit të lejes deri në dorëzimin e të gjithë dokumentacionit për procedurën e dorëzimit dhe pajisjen me Certifikatën e Përdorimit të projektit;
- Përgatit raporte periodike për ecurinë e projekteve;
- Asiston dhe mbështet palët e interesuara me informacionin si dhe zbatimin e progresit të kërkesave të klientit për çdo projekt para dhe pas shitjes;
- Ndihmon progresin për përgatitjen e paketave të projektimit dhe draft kontratave;
- Kryen kontrolle mbi cilësinë në projekt, si dhe siguron që të gjitha klauzolat janë duke u zbatuar sipas QA/QC dhe dizajneve;
- Viziton kantierin, mbështet stafin teknik/lokal me procesin e projektimit dhe ndërtimit;
- Ndjek dhe raporton për të gjitha çështjet që lidhen me institucionet shtetërore (përfshirë ato vendore) në zonat ku zhvillohen projektet, Bashki, OSHEE, MB, MNZ etj.;
- Strukturon dosjet e projektit dhe i mban skedarë sipas udhëzimeve të kompanisë;
- Kryen detyra të tjera të caktuara sipas nevojave ose urgjencës së projektit;
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në nje nga fushat e Inxhinierise se Ndertimit, Arkitekture, Zhvillimit i Projektit të Pasurive të Paluajtshme.
Kualifikime të tjera: Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë pune në shitje, arkitekture, Punime Civile.
Aftësitë
- Aftësi të forta të komunikimit verbal dhe të shkruar;
- Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projekte, korrespodencat e biznesit, kontratat, proçedurat dhe manualin teknik;
- Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme të involvuara në projektin e ndërtimit
- Aftësi për të paraqitur çështjet në mënyrë sa më efikase, hartimi i raporteve, etj.;
- Të ketë njohuri bazë në përdorimin e programeve si : CAD, EXCEL, MS-PROJECT ose PRIMAVERA, etj.;
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt «KOORDINATOR PROJEKTI»
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Cel. : 0674647484
Apply WhatsApp