• Tiranë, ofroj vend puen MENAXHER I PERGJITHSHEM I SHITJEVE

Për një nga kompanitë më të mëdha të indrustrisë FMCG & HORECA po kërkojmë :
Menaxher i Përgjithshëm i Shitjeve




Përmbledhja e Pozicionit:

Menaxheri I Pergjithshem I shitjeve është një nga pozicionet më të rëndësishme për kompaninë për të siguruar volumet e shitjeve, të ardhurat e kompanisë, manaxhimin dhe zhvillimin e stafit te departamentit, krijimin e proceseve dhe procedurave të nevojshme për arritjen e suksesit të departamentit dhe kompanisë. Eshte pergjegjesi kryesore per studimin e tregut, klasifikimin e klientëve sipas kategorive, rajoneve, rëndësisë etj, ndërtimin sistemit të shitjes për tju përshtatur tregut, planifikimi dhe sistemi i pagave/bonuseve.


DETYRAT E POZICIONIT


  • Merr masat e nevojshme për të realizuar objektivat e kompanisë duke marrë eficencën maksimale nga çdo punonjës i ekipit të tij
  • Kërkon dhe analizon trendet e tregut, demografikën, cmimet, produktet e konkurencës
  • Përgjigjet për vendosjen e objektivave të shitjes për çdo rajon/kanal shitje të ndarë me muaj bazuar në analizat e tregut, rajoneve, kanaleve e klientëve
  • Ndihmon, drejton dhe kontrollon vendosjen e objektivave të vartësve të tij për gjithë ekipin
  • Pergj per monitoron realizimin e objektivave, bashkepunon me Koordinatorin e Shitjeve per marrjen e informacionit sipas rajoneve dhe merr masa për realizmin e tyre nga gjithë ekipi
  • Mban në monitorim të vazhdueshëm tregun dhe ndërton sistemin më të përshtatshëm për të arritur objektivat e caktuara
  • Bashkepunon me departimentin e Marketing per programet e marketingut dhe ndjek implementimin e tyre si pjesë shumë e rëndësishme e arritjes së objektivave të shitje
  • Ështe përgjegjës për kontraktimin e klientëve në përputhje me termat e kompanisë
  • Organizon punën e sektorit të analizave për ti paraprirë gjithë procesit të vendimmarrjes; përgatit raportet dhe prezantimet sipas kërkesave të kompanisë dhe nevojave të departamentit
  • Përfaqëson kompaninë në takime të ndryshme me klientë kryesor dhe potencial, duke mirëmbajtur dhe zhvilluar marrëdhëniet me ta
  • Eshte pjese e vendimarrjes ne investime direkte te klienteve
  • Zgjidh ose/ dhe propozon zgjidhje te problematikave, bashke me Menaxherin Rajonal, te klienteve qe nuk japin feedback e paravendosur nga marreveshje
  • Aprovon stategjine e shitjeve te propozuar nga Menaxher Rajonal i Shitjeve pasi eshte rishikuar pershtatshmeria e saj
  • Duhet te monitoroje ecurine e strategjive ditore, mujore dhe vjetore te shitjeve
  • Trajnon dhe mat performance e Menaxherit Rajonal dhe ndjek ecurine e trajnimit qe Menaxheri Rajonal duhet kryeje per strukturat e tij varese
  • I konfirmon Menaxherit Rajonal kerkesen per aksesore te klienteve pasi eshte siguruar qe kerkesa eshte ne perputhje me politikat dhe procedurat e kompanise
  • Duhet te ndjeki ecurine e shitjeve, si ne rast rritje dhe ulje te zonave rajonale, duke analizuar arsyet dhe krijuar strategji per permiresimin e shitjeve.





KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi:
Të ketë mbaruar arsimin e lartë.
Eksperiencë: Të ketë eksperiencë në fushën e shitjeve jo më pak se 5 vjet.

*Te kete leje drejtimi te klasit B



Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [B]rekrutime@dimensionhr.al[/B] me subjekt «MENAXHER I PERGJITHSHEM I SHITJEVE»
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.



JU MIREPRESIM!


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

Cel. : 0674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top