• Tiranë, ofrohet vend pune Operator/e Shitjesh

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
Distributori Farmaceutik Winpharma Sh.p.k, kërkon të punësojë:
Operator/e shitjesh

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:

• Të promovojë produktet farmaceutike tek farmacitë;
• Të zhvillojë dhe mbajë marrëdhënie të ngushta me ta;
• Të sigurojë një mbulim total të farmacive për të cilën do të jetë përgjegjës;
• Të raportojë në mënyrë periodike mbi ecurinë e produkteve;
• Mban lidhje të ngushta me grupet në terren dhe me të gjithë strukturat e kompanisë;
• Merr pjesë dhe mbështet me sugjerime për zhvillimin dhe përmirësimin e proçeseve të punës që menaxhon;
• Përgjegjës për përgatitjen e të gjithë faturave të shitjes konform proçedurave të kompanisë dhe sipas kërkesave të klientëve;
• Zbaton instruksionet e dhëna në lidhje me marrëdhëniet me klientin,komunikimin me ta dhe në mirëmbajtjen e databazës së klientëve duke pasqyruar informacionin e përditësuar;
• Të ketë aftësi komunikuese, negociuese dhe i/e aftë të menaxhoje situatat e ndryshme në punë.

Kriteret e nevojshme:
• Diplomë universitare;
• Preferohet eksperiencë e mëparshme në profile pune të ngjashme;
• Të jetë kandidat i komunikueshëm dhe i aftë të përcaktojë kërkesat dhe nevojat e klientëve;
• Aftësi bashkëpunuese dhe të punojë në grup;
• Të zotërojë njohuri bazë të programeve Microsoft Office;
• Njohja e gjuhëve të huaja përbën avantazh;

Vendi i punës: Rruga "Selitë e Vjetër,Tirana, Albania

Mund të aplikoni duke dërguar Cv tuaj në adresën e emailit: hr@winpharma.al
Ose WhatsApp +355 69 403 4621


Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Burimet Njerëzore të Winpharma sh.p.k për të zhvilluar intervistën.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply WhatsApp
Back
Top