• Tiranë, ofrohet vend pune Graphic Designer

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
1 Ali Demi | Tregu Elektrik
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Dizajn / Webdizajn / Grafik
Gjuha
Soft & Solution Group kërkon të punësojë Graphic Designer

Kush jemi ne

Soft & Solution Group është një kompani lider në Shqipëri, Turqi dhe Francë me një eksperiencë disavjeçare në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Telekomunikacionit, e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillon programe dhe aplikacione të të gjitha kategorive dhe profileve.
Portofoli ynë përfshin:

  • zhvillimi i programeve të dedikuara;
  • integrimi dhe implementimi i sistemeve;
  • mirëmbajtjen e sistemeve;
  • trajnime;
  • konsulenca.

Misioni ynë është të sigurojmë zgjidhjet më të mira Software në tregun botëror duke tejkaluar pritshmëritë e klientëve dhe duke e bërë talentin tonë të shkëlqejë. Soft & Solution kërkon të zgjerojë stafin me një Graphic-Designer të ri, të vetë-motivuar dhe bashkëpunues.
Kandidati ideal duhet të ketë aftësi të forta krijuese dhe një portofol të punës i cili demonstron pasionin per dizajnin ilustrues dhe tipografinë. Ky kandidat duhet të ketë përvoja në punën me shumë platforma të ndryshme të dizajnit siç janë format dixhitale dhe të printuara.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Aftësi në krijimin e logo-ve, dizajne, media të shtypura dhe dixhitale;
  • Zhvillimi i ndërfaqeve të software-ve të rinj, konceptimi i dizajnit dhe sugjerimi i përmirësimeve për software-t ekzistues;
  • Zhvillim/ Propozim kompozime grafike që i përshtaten kërkesës së klientit;
  • Prezantim idesh dhe konceptesh të reja bordit manaxhues;
  • Realizim projektesh dhe detyra të caktuara grafike nga bordi manaxhues;
  • Bashkëpunim dhe koordinim i përditshëm me kolegët;
  • Mbledhje dhe raportime me stafin mbi ecurinë e realizimin e projekteve sipas afateve të paracaktuara;
  • Respektimi i deadline-ve të përcaktuara dhe aftësi për të punuar nën presion.

Aftësitë e kërkuara:

  • Të ketë mbaruar bachelor-in;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi në përgatitjen e dokumentave dhe raporteve teknike;
  • Të jetë origjinal, me nivel të lartë kreativiteti dhe vizualiteti;
  • Të jetë i kujdesshëm ndaj detajeve;
  • Të jetë fleksibël, entuziast dhe konfident;
  • Të ketë njohuri mbi paketën Adobe Creative Suite;
  • Të ketë eksperiencë të paktën 2 vjecare si Graphic Designer dhe UX Graphic Designer;
  • Aftësi të forta komunikimi, të menduarit konceptual, aftësi modelimi dhe tipografike;
  • Portofol i punës.

Avantazhe:

  • Kushte komode pune;
  • Mundësi zhvillimi përmes trajnimeve të vazhdueshme;
  • Njohja me trendet dhe praktikat më të mira;
  • Mundësi certifikimi nga drejtuesit ndërkombëtare të teknologjisë së informacionit.

Dokumentat e nevojshme për të aplikuar:

  • CV me foto;
  • Leter motivimi;
  • Diplomë dhe listë notash.

Aplikimet të cilat kanë mungesë të ndonjërit prej dokumentave të mësipërm do të skualifikohen automatikisht.

Apliko tani!!
https://softsolution.al/graphi
 
Back
Top