• Tiranë, Ofrohet vend pune: Drejtues/e Teknik/e në Depo Farmaceutike

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Farmaceutik
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Winpharma Sh.p.k aktualisht është në kërkim të një Drejtues/e Teknik/e për në depo.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
1. Ndjek dhe Shqyrton proçedurat në tërsi të importit të barnave.Duke përfshirë por pa u kufizuar në përgatitje të dokumentacionit Teknik për importet.
2. Asiston klientët në lidhje me problemtikat që mund të kenë me produktet.
4. Asiston institucionet ligjzbatuese në kuadër të kontrollit të medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore.
5. Ndjek dhe përgjigjet në mënyrë të veçantë për manaxhimin dhe shitjen e barnave dhe substancave narkotike.
6. Ndjek Proçedurat në tërësi të Manaxhimit të Cilësis,ISO, etj.

Përgjegjëse për;
· Proçesin e Ruajtjes dhe Shpërndarjes të barnave në mënyrë të tillë që të jenë në përputhje me kërkesat e rregullores nr.660,datë 20.09.2018
· Ndjek deviacionet nga proçedurat e përcaktuara duke hetuar dhe dokumentuar çdo rast.
· Menaxhon ankesat për barnat.
· Manaxhon sistemin online e-depo.
· Monitoron aplikimin e sistemit të menaxhimit të cilësisë.
· Ndjek proçedurat me institucionin e FSDKSH-se.


Kriteret;

  • Arsim i lartë në degën Farmaci dhe pajisur me liçense.
  • Jo më pak 3 vite eksperiencë si Drejtues/e Teknike (e preferueshme në depo farmaceutike)
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës Angleze.
  • Të ketë njohuri të mira kompjuterike.

Ofrohet:
Pagë e kënaqshme
Kushte shumë të mira pune dhe staf mikpritës

Aplikimi: Aplikimet duhet të dërgohen në adresën e emailit hr@winpharma.al ose në numrin +355 69 403 4621
me subjekt: "Aplikim për “Drejtues/e Teknik/-e.

Konfidencialiteti: Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin, nr. 9887, “Për mbrojtjen e të dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top