• Tiranë, Bora Travel & Tours kërkon EKONOMIST/E

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Njoftim për pozicionin Ekonomist/e tek Bora Travel & Tours
Bora Travel & Tours, është në kërkim të një Ekonomisti/je për të përforcuar ekipin e saj. Ju bëjmë thirrje të aplikoni për këtë pozitë nëse keni njohuri të specializuara në fushën e ekonomisë dhe jeni të interesuar të punoni në një mjedis stimulues dhe komod.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhimi i arkës / bankës: monitorimi dhe rishikimi i transaksioneve financiare, pagesat, regjistrimi e i të ardhurave dhe shpenzimeve, mbajtja e gjendjes ditore.
- Sigurimi dhe regjistrimi i faturave të shitjeve dhe blerjeve për shpenzimet dhe të ardhurat.
- Përpilimi i dokumentacionit financiar përfshirë librave të blerjeve, shitjeve, FDP, Tatimit në burim, Tatim fitimit, të Sigurimeve shoqërore, Tap, Listëpagesa, etj.
- Konfirmi i pagesave te furnitorit / klientit, plotësimi i urdhërpagesave, kryerja e veprimeve ne banka fizikisht dhe online.

Kualifikimet e kërkuara:
- Të ketë perfunduar studimet bachelor per shkenca ekzakte, Ekonomik, Informatik Ekonomike, Ing Matematike, Finance, ose dege të ngjashme.
- Të paktën 1 vit përvojë pune në fushën e ekonomisë ose financave.
- Njohuri të mira të programeve të Microsoft Office dhe të jeni në gjendje të kuptoni lehtësisht një software të ri.
- Aftësi të shkëlqyera të komunikimit në gjuhën shqipe dhe anglisht.
- Mban mardhenie te mire me furnitoret / klientët dhe nxjerr raporte javore dhe mujore per ecurine.
- Punonjës i pavarur dhe analitik me aftësi për të kryer kërkime, analiza të të dhënave dhe zgjidhjen e problemeve komplekse, aftësi matematike.
- Aftësi të mira për menaxhimin e kohës dhe prioritizimin e detyrave.

Ofrohet:
- Paga 50.000 ALL Neto (100% e deklaruar)
- E shtune, e diel dhe festat zyrtare pushim.
- Orari 08:30 – 16:30
- Ambjent i sigurt dhe komod pune.

Nëse jeni i interesuar të aplikoni për këtë pozicion, ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj në adresën tonë të e-mailit cv@boratravel.al .
Ju lutemi të përdorni subjektin "Aplikim për Ekonomist/e" në e-mailin tuaj.
Aplikantët e suksesshëm do të kontaktohen për intervistë dhe do të njoftohen për hapat e mëtejshëm të procesit të aplikimit.
 


Apply
Back
Top