• Thirrje e Hapur për Praktikant/Intern në Pozicionin e Menaxherit të Marketingut Dixhital/Përgjegjës i Komunikimit

Vlore
Tipi
  1. Internship | vend praktike
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing-online | Social Media | SEO
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Bashkohu ekipit tonë!

Auleda – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal Vlorë është në kërkim të një “Praktikanti (Internship), me të drejtë punësimi”, i cili do ti bashkohet ekipit tonë, duke filluar nga Tetori i vitit 2024.



Përshkrimi i Pozicionit:


Si Praktikant/Intern në Pozicionin e Menaxherit të Marketingut Dixhital/Përgjegjës i Komunikimit, do të punoni ngushtë me ekipin e Auleda për të zhvilluar dhe për të kryer fushatat e marketingut dixhital, për të menaxhuar llogaritë në media sociale dhe website, për të krijuar përmbajtje tërheqëse, dhe për të ndihmuar në të gjitha iniciativat e komunikimit. Ky stazh ofron një mundësi të shkëlqyer për të fituar përvojë praktike në strategjitë e marketingut dhe komunikimit dixhital ndërsa kontribuoni në zhvillimin social të shoqërisë.

Rreth Auleda

Auleda – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal Vlorë, është një organizatë jofitimprurëse e cila operon në qarkun e Vlorës që prej vitit 2003. Misioni i saj është të ofrojë shërbime dhe realizojë iniciativa dhe projekte për zhvillimin social, ekonomik, kulturor dhe zhvillimin ambjental të qarkut të Vlorës me synim përhapjen e kulturës së integrimit dhe forcimit të burimeve, aftësive dhe kompetencave sipas parimeve të zhvillimit njerëzor.

Përgjegjësi:

  • Ndihmoni në zhvillimin dhe implementimin e fushatave të marketingut dixhital në platforma të ndryshme (media sociale, email, faqe interneti, etj.).
  • Krijoni dhe kuroni përmbajtje tërheqëse për kanale të mediave sociale, duke përfshirë postime të shkruara, grafika dhe video.
  • Monitoroni dhe menaxhoni llogaritë në media sociale.
  • Ndihmoni në krijimin e materialeve të marketingut, si fleta, broshura dhe prezantime.
  • Mbështetni iniciativat e komunikimit, duke përfshirë shkrimin e komunikatave për shtypin, postimeve në portale te ndryshme.
Kërkesa:

  • Preferohet të ketë përfunduar apo të jetë në semestrin e fundit të studimeve Bachelor ose Master.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
  • Të ketë aftësi shumë të mira shkrimi;
  • Të jetë i motivuar për të ndjekur aktivitetet e organizatës.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi.
  • Të ketë njohuri në përdorimin e platformave të rrjeteve sociale.
  • Të ketë njohuri bazike në Email-marketing dhe Wordpress.


Çfarë përfitoni?


  • Përvojë praktike në strategjitë e marketingut dhe komunikimit.
  • Mundësi për të punuar me një ekip bashkëpunues dhe mbështetës.
  • Mentorim dhe udhëzim nga profesionistë.
  • Mundësi për të përfituar një kontratë pune pas përfundimit të praktikës në varësi të performancës.


Aplikimi


Dërgoni aplikimin tuaj, duke përfshirë një CV dhe një letër motivimi (jo më tepër se 300 fjalë), brenda datës 26 prill, në adresën auledavlore@gmail.com

Për çdo informacion rreth organizatës, referohuni faqes sonë të webit www.auleda.org.al ose na vizitoni në rrjetet sociale Facebook, Twitter dhe Linkedin.
 


Apply
Back
Top