• Tepelene, ofrohet vend pune Zv. Drejtor Dege / Bankier Personal

Tepelene
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Zv. Drejtor Dege / Bankier Personal

Qyteti / Dega: Tepelenë
Afati i fundit per aplikim eshte: 19 Maj 2023


Divizioni: Retail
Objektivat Kyçe
Të arrijë realizimin e objektivave në fushën e biznesit të degës, përcaktuar në targetat e vendosur për Kreditë Retail dhe cilësinë e tyre, Depozitat, Paketat, Marrëveshjet e pagave, Klientët aktivë, etj…

Detyrat Kryesore dhe Përgjegjësitë:
• Të manaxhojë marrëdhëniet e bankës me biznesin në fushën e produkteve të kredive, depozitave, llogarive rrjedhëse, trasfertave, kartave të kreditit dhe debitit, SMS dhe E-banking dhe çdo produkt tjetër të ri të hedhur në treg nga banka.
• Të mirëpresë çdo klient biznesi që tregon interes për kreditë duke e sqaruar e ndihmuar.
• Të grumbullojë dhe verifikojë informacionin rreth vërtetësisë së dokumentacionit të paraqitur nga klienti dhe të verifikojë biznesin e klientit.
• Të bëjë vlerësimin e situatës ekonomike dhe financiare të aktivitetit të klientit (të vetëpunësuarit) si dhe të Korporatave.
• Të japë mendimin e tij të pavarur, në formën e një analize të shkruar bazuar në manualin e Kreditit, për dhënien ose jo të huasë.
• Të ndjekë, manaxhojë dhe të jetë përgjegjës për kthimin e kredive brenda afatit.
• Të kujdeset për nënshkrimin e marrëveshjeve të pagave me Korporatat dhe / ose bizneset SME.
• Të pranojë dhe kontrollojë dokumentacionin e paraqitur nga bizneset për çeljen e llogarisë rrjedhëse për biznesin.
• Të jetë përgjegjës për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e dosjes së kredise dhe të ruajë sekretin e çfarëdo informacioni që zotërojnë për bankën dhe klientët.
Kualifikime të Nevojshme
• Diplomë Universitare në Shkenca Ekonomike, Financë Bankë.
• Të ketë përvoje pune mbi 5 vjet në industrinë bankare apo në industri të ngjashme.
• Të ketë aftësi drejtuese dhe të manaxhimit të stafit.
• Të ketë aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe të ruajtjes dhe zhvillimit të rrjetit personal dhe
• profesional.
• Të ketë aftësi të mira komunikuese, prezantuese, koordinuese dhe bindëse.
• Të ketë njohuri të mira për përdorimin e kompjuterit.
• Të ketë njohuri të shumë të mira të rregulloreve dhe procedurave për funksionimin e degëve të bankës dhe të sektorit bankar në përgjithësi.
• Të jetë i/e orientuar drejt shërbimit të klientit dhe të sigurojë që ofrohet cilësia më e lartë e shërbimit në degë.
• Të ketë aftësi zhvilluese të biznesit dhe të arritjes së rezultateve.
• Të jetë i aftë të punojë me qetësi edhe në situatat në presion.
• Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al. Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top