• Teknik Kondicionimi

Kompania “Engineering Global Solution” Sh.p.k operon me dinjitet dhe ndershmëri për realizimin e veprave të reja madhore. Ndërton objekte ku përfshihen rezidenca individuale, objekte multifamiljare, objekte industriale, qëndra tregtare, projekte interieri, sistemime etj.

Cilësi, shërbim dhe besueshmëri e lartë me staf profesional!

Kompania “EGS” Sh.p.k si pjesë e Globe Group kërkon të punësojë:

Teknik Kondicionimi

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Merr përsipër instalimet / montimet dhe çmontimet e sistemeve të kondicionimit;
  • Konstaton dhe riparon difektet e ndryshme që kanë lidhje me pajisjet elektrike/elektronike që janë pjesë e sistemeve të kondicionimit;
  • Jep zgjidhje teknike duke riparuar ose zëvëndësuar pajisjet apo pjesët përbërëse të tyre;
  • Kryen mirëmbajtje peridike;

Kerkesat e vendit të punës:
  • Të ketë arsim të mesëm profesional;
  • Preferohet të ketë kurse ose kualifikime në këtë fushë ;
  • Të njohë pajisjet e kondicionimit;
  • Të ketë eksperiencë pune në diagnostikimin e problemeve dhe riparimin e kondicionerëve;
  • Të jetë korrekt, i shkathët, këmbëngules;
  • Të jetë i aftë të punojë në grup;
  • Të jetë i gatshëm të lëvizi në terren.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të me fotografi në adresën elektronike: hr@globegroup.al ose kontaktoni ne nr. +355674021523.

Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni në email-in e dërguar

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Adresa: “Autostrada Tiranë-Durrës, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar” (ish – Godina Emigres)

www.globegroup.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top