• Supervizor i Mirembajtjes Teknike

NJOFTIM PUNE

ACREM
është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM ka krijuar standardet për praktikat më të mira të menaxhimit të pasurive të paluajtshme. Kompania ka në menaxhim qendra tregtare dhe objekte banimi, nga të cilat mund të përmenden: TEG, QTU, TLP, Rolling Hills, Galeria by TEG. ACREM synon të zgjerojë portofolin e klientëve dhe të zhvillohet në një kompani me një gamë të diversifikuar shërbimesh.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Supervizor i Mirëmbajtjes Teknike

Departmenti: Mirëmbajtje

Vendndodhja: ‘’Galeria by TEG’’, Vlorë, Albania


Përshkrim i Pozicionit të Punës:


Supervizori në Dep. e Teknikës në Qender Tregtare është përgjegjës për kryerjen e të gjitha shërbimeve elektrike/elektronike/mekanike në sistemet përkatëse si (transformator te fuqise, panelet e TM, panelet e TU, linjat magjistrale të furnizimit, kuadrot kryesor shpërndarës së ngarkesës, panelet diellore, panelet e përmirsimit të koef. të fuqise cosf, gjeneratorë, panelet e komandimit te sist. HVAC, MKZ, Hidrante etj ) si dhe monitoron/kontrollon mbarëvatjen e sistemit duke raportuar për gjendjen teknike tek eprori.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

Është përgjegjës për shfrytëzimin/kontrollin e të gjithë proceseve elektrike/elektronike/mekanike/hidraulike referuar sistemeve teknike të instaluara duke kryer kontrollin e pajisjeve, ndërhyrjet e nevojshme dhe mirëmbajtjen e përditshme të sistemeve.

Rregullon dhe kontrollon në tërësi të gjitha punët që lidhen me mirëmbajtjen e përgjithshme të objektit.

Udhëheq kryerjen e punimeve elektrike/mekanike/hidraulike/civile dhe sistemeve speciale në rastet të nevojshme apo emergjente.

Planifikon, organizon dhe monitoron punën e përditshme për t’u siguruar se të gjitha etapat po kryhen sipas parametrave të përcaktuara.

Mban në kontroll koston e mirëmbajtes së godinës dhe sistemeve të instaluara.

Regjistron çdo defekt dhe analizon shkaqet e tij si dhe jep ide për përmirësime të mundshme në varësi të eksperiencës.

Kordinon punën brenda departamentit për kryerjen e shërbimeve të mirëmbajtjes.

Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve elektrike/mekanike/hidraulike/civile dhe sistemeve speciale.

Përpilon dhe kordinon punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes .

Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik.

Kontrollon sistemin MNZ me të gjithë elementët përbërës.

Kontroll dhe rregullim i sistemit CCTV në ambientet e përbashkëta sipas rregullave të sigurise.

Mbiqyr të gjitha punimet teknike që ndodhin në godinë dhe ambientet jashtë saj.

Kontrollon dhe kryen riparime në ambientet e ndryshme të përbashkëta për çdo nevojë që do të ketë.

Kontrollon dhe mirëmban pjesën e fasadës sipas nevojave dhe specifikimeve teknike të fasadës.

Konstaton dhe përcakton materialet e nevojshme për mirëmbajtje dhe koston e tyre, mban evidencat e riparimeve dhe blerjes së materialeve të nevojshme dhe kryen raportimet tek menaxheri i qëndrës.

Përgjegjës për kryerjen në kohë dhe cilësi të punëve dhe detyrave.


Kualifikime dhe kompetencat:

Diplomë e shkollës së mesme ne nje nga degët e mëposhtme :

Teknike Profesionale

Eksperiencë mbi 5 vite në profile të ngjashme te mirëmbajtjes për sistemin eletrik, ventilim – kondicionim, sistem i dedektimit te zjarrit, audio ,HVAC , ashensorëe, punime civile, gjelbërim.

Aftësi të mira koordinimi në punime elektrike, ventilim – kondicionim, etj.

Aftësi shumë të mira komunikimi dhe aftësi ndërpersonale.


Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performancës

Mënyra e aplikimit*:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-në brënda datës 07/03/2024 në këtë adresë: hr@acrem.al duke specifikuar në subjekt: “Supervizor i Mirëmbajtjes Teknike”

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top