• Supervizor/e për Kontabilitetin, Taksat dhe Auditimin Italian

Dimension HR po kërkon të rekrutojë një Supervizor/e për Kontabilitetin, Taksat dhe Auditimin ndaj klienteve në Itali, për një një rrjet firmash auditimi dhe konsulence financiare ndërkombëtare e cila ka më shumë se 34,000 punonjës në 550 zyra në 112 shtete.


DETYRAT E POZICIONIT

  • Koordinimin dhe komunikimi me ekipt e rrjetit në shtete të ndryshme si dhe me kliente ndërkombëtarë për mbarvajtjen dhe ecurinë e projekteve.
  • Kontrollin dhe rishikimin e raporteve, të dhënave të projektit etj, përpara dorëzimit te klientët.
  • Trajnimi dhe aftësimi i personelit në varësi për proceset e punës.
  • Drejtimin e personelit në varësi, udhëzimin dhe kontrollin i tyre në proceset përkatese të punës.
  • Raportimi në mënyrë periodike te eprorët për ecurinë e punës dhe problematikave të ndryshme të hasura.
  • Angazhimi në projekte të tjera nderkombetare sipas nevojës për ekspertizën e Supervizorit.
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi:
Diplomë universitare në një nga fushat e Ekonomisë Financë / Kontabilitet / Auditim. Kualifikime master, post-universitare e të tjera si dhe shkollimi në Itali përbën avantazh;

Eksperienca: Të paktën 4 vite eksperiencë pune në financë/kontabilitet/auditim;

Aftësi:
  • Njohuri të avancuara në financë dhe kontabilitet;
  • Njohuri të avancuara të gjuhës italiane profesionale
  • Aftësi të avancuara në përdorimin e Microsoft Office dhe programe të tjera
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe drejtimi të stafit në varësi;

Menyra e aplikimit:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [B]rekrutime@dimensionhr.al[/B] me subjekt «Supervizor/e për Kontabilitetin, Taksat dhe Auditimin»

Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.


Cel. : 0674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top