• Spitali Salus kërkon Asistente Administrative për shërbimet spitalore

SHPALLJE VENDI VAKANT
Në kuadër të procesit të plotësimit të personelit, Spitali Salus kërkon Asistente Administrative për shërbimet spitalore me karakteristikat si më poshtë:

·Të ketë mbaruar studimet universitare.
· Të paktën dy vite eksperiencë pune si asistente e një administratori.
· Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (sidomos excel).
· Të zotërojë shkëlqyeshëm gjuhën angleze, italiane, përbën avantazh nëse zotëron edhe gjuhën gjermane.
· Të ketë aftësi shumë të mira për zgjidhjen e situatave të ndryshme me efikasitet.
· Të jetë e komunikueshme dhe e sjellshme.
· Të jetë korrekte në zbatimin e detyrave që i ngarkohen.

Procedura e aplikimit:

Kandidatët aplikues, deri në datën 31.01.2024, duhet të nisin në adresën elektronike info@salus.al dokumentacionin e mëposhtëm:

Një CV të përditësuar, në gjuhën shqipe;

Vetëm personat që plotësojnë kriteret e vendosura më sipër do të kontaktohen.

Të dhënat e aplikantëve mblidhen, përpunohen dhe trajtohen në mënyrë konfidenciale në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” I ndryshuar.[COLOR=var(--color-message-meta-own)]13:59[COLOR=var(--color-accent-own)][FONT=icons !important]



[/COLOR]
[/FONT][/COLOR]
 


Apply
Back
Top