• Specialisti i Burimeve Njerëzore

Alkos Group Albania për shkak të zgerimit të aktivitetit dhe në kuadër të zhvillimit shpall vakant pozicionin: Specialisti i Burimeve Njerëzore

  • Departmenti: Burime Njerëzore
  • Vendndodhja: Zyrat Qendrore
  • Kohëzgjatja javore: E Hënë – E Premte

Përshkrimi​

Specialisti i Burimeve Njerëzore është përgjegjës për administrimin e funksioneve e dokumentacionit të Burimeve Njerëzore, zbatimin e procedurave të punësimit, trajnimit dhe matjes së performancës së stafit.
Ushtrimi i detyrës përfshin përpunimin e postimeve të punës, informimin, intervistimin, mbajtjen e të dhënave, referencat e kontrollit, përzgjedhjen e kandidatëve dhe monitorimin e provës, si dhe administrimin e përfitimeve të punonjësve, ndryshimet dhe ndërprerjen, ruajtjen e të dhënave të përfitimeve etj.

Detyrat​

  • Zhvillimin dhe zbatimin e politikave të kompanisë në lidhje me manaxhimin e burimeve njerëzore;
  • Vlerësimin e nevojave për personel dhe kryerja e procedurave për njoftimin, përzgjedhjen punësimin dhe qarkullimin e personelit;
  • Administrimin e bazës së të dhënave të personelit të kompanisë;
  • Sigurimin e kushteve të punës dhe marrëdhënieve kontraktuale të personelit;
  • Shqyrton përshkrimet e punës dhe kualifikimet për të përcaktuar kërkesat e aplikuesit dhe përdor një shumëllojshmëri mjetesh, si mediat, faqet e internetit dhe agjencitë e punësimit për të gjetur kandidatë të kualifikuar;
  • Interviston aplikantët, verifikon referencat dhe krahason kriteret e punës me kualifikimet e aplikantit;
  • Asiston menaxherët për intervistimin e aplikantit;
  • Përpunon dokumentacionin e të punësuarve të rinj në përputhje me kërkesat ligjore (deklarimi i punonjësve të rinj, kontratat e punës etj.);
  • Përpunon dokumentacionin e përfundimit të marrëdhënieve të punës së punonjësve, edhe kjo me deklarimet përkatëse;
  • Lidhur me marrëdhëniet e punës, njeh dhe interpreton ligjet e lidhura me to, si dhe i administron ato në përputhje me rrethanat;
  • Administron dhe rinovon kontratat e punësimit duke pasqyruar ndryshimet ligjore, ndryshimet në pozicionin e punës së punonjësit ndryshimet në skemat e shpërblimit etj;
  • Shpjegon kulturën dhe proceset e punësimit të kompanisë për stafin drejtues;
  • Vlerëson nevojat për trajnim të stafeve dhe planifikon kualifikimet dhe trajnimet përkatëse për punonjësit e kompanisë;
  • Përgatit raporte në lidhje me menaxhimin e burimeve njerëzore;
  • Propozon ripozicionimin e personelit në rolet më të përshtatshme;
  • Lehtësimin e ndërprerjes së marrëdhënies së punës me personelin kur është e nevojshme;

Kualifikimet​

Arsimi: Diplomë universitare, mundësisht në Menaxhim Biznes ose Juridik ose një fushë që lidhet me Burimet Njerëzore;
Eksperienca pune: Së paku 2-3 vite përvojë pune lidhur me praktikat e zhvillimit dhe menaxhimit të BNj, preferohet në kompani të ngjashme tregtare;

Kualifikime shtesë:
  • Të zotërojë shkëlqyeshëm gjuhën Angleze (MUST);
  • Njohuri shumë të mira (zotëruese) të MS Office, Outlook, etj;
  • Trajnime mbi Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe menaxhimin e performancës përbëjnë avantazh;
  • Njohuri mbi sistemet e menaxhimit të Burimeve Njerëzore;
  • Aftësi ndërpersonale, komunikim, profesional verbal dhe të shkruar;
  • Aftësi për të komunikuar dhe ndërvepruar me drejtuesit dhe punonjësit e të gjitha niveleve;
  • Njohja e parimeve dhe procedurave për rekrutimin, përzgjedhjen, trajnimin, kompensimin dhe përfitimet e personelit, marrëdhëniet e punës dhe negocimin dhe sistemet e informacionit të personelit;
  • Leje drejtimi;

Shënime​

Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Kushtet e punës:
Alkos Group Albania, ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një shpërblim të drejtë bazuar në meritën personale dhe vlerësimin e performancës, trajnime të vazhdueshme dhe mundësi karriere në një grup kompanish në rritje dinamike.

Procedura e aplikimit:
Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre, CV, Referenca dhe Letër Motivimi në adresën o.cela@alkosgroup.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"

Cel. : +355697053354
 


Apply WhatsApp
Back
Top