• Specialiste Finance

EUROLAB INTERNACIONAL GRUP shpk, një ndër shoqëritë lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqiperi për shkak të zgjerimit të aktivitetit, shpall vakant pozicionin: Specialiste Finance.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Kontabilizimi i Faturave të Blerjes të brendshme dhe arshivimi i tyre në dosjet përkatese
• Kontabilizimi i shpenzimeve mujore.
• Kontrolli i faturave të Blerjes dhe përgatitja e proçesit të firmosjes sipas proçedurës së kompanisë.
• Rregjistrimi i faturave të blerjes në sistemin Kontabël.
• Kontrolli i Librave të blerjes përpara dërgimit final.
• Rakordim periodik të furnitorëve.
• Të tjera detyra që i ngarkohen sipas nevojave të shoqërisë.

Kualifikimet dhe Kërkesat:
  • Të ketë kryer arsimin e lartë për Ekonomik, Financë ose në një nga fushat e ngjashme.
  • Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune në financë, avantazh eksperienca në industrinë FMCG.
  • Të ketë njohuri shumë të mira për përdorimin e programit financiar Bilanc.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të përdorimit të Paketës Microsoft Office, (Excel).
  • Të jetë përdorues i gjuhës angleze, të folur dhe shkruar.

Shënime:
Personat e interesuar, mund të dërgojnë Cv në adresën hr@eurolabinternacional.com.al brënda datës 31.03.2024
Në subjekt të e-mailit të vendoset pozicioni i punës për të cilin aplikohet.


Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen nga kompania.
Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale
 


Apply
Back
Top